Kapen hajnat e shumë kërkuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatin Ramjan të Vitisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën “Renault” me të cilën po udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar një gjenerator, një palë darë, një maskë si dhe një shufër metalike njoftoj policia e Kosovës.

Të dyshuarit ishin të kërkuar edhe për disa raste të tjera të vjedhjeve të rënda. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se pas një pune mirë të organizuar operative, njësitet hetuese të Stacionit Policor të Vitisë kanë ardhë deri te prova të qëndrueshme për disa të dyshuar që besohet të jenë të involvuar në disa raste të vjedhjeve të rënda në Viti dhe rrethinë.

Me datë 26.2.2014 rreth orës 22:15 njësitet hetuese kanë arrestuar të dyshuarit:

F.L. lindur me 1988 me banim në fshatin Sojevë, Komuna e Ferizajt dhe E. V. Lindur me 1995 nga fshati Sllakovc i Epërm, Komuna e Gjilanit.

Të njëjtit në bazë të dëshmime të qëndrueshme dhe fakteve të cilat I posedoj Hetuesit Policor të dyshuarit për një periudhe të gjatë kohore në etapa të ndryshme kohore kanë lëvizur në fshatrat e Vitisë me automjetin Renault Pikap ngjyrë e bardhe me targa vendore që e kanë përdor si mjet për kryerjen e veprave penale.

Hidromorava

Të dyshuarit janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve në Viti dhe për të njëjtit janë gjet prova ku besohet se ata janë të involvuar në së paku pesëmbëdhjetë (15) raste te “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” në fshatrat e Vitisë si:

Sadovinë e Muhaxhirëve, Sllatinë, Ramjan, Fshat i Ri, Pozheran, Terpezë dhe Kllokot dhe në fshatrat e Ferizajt si ; Sojevë, Bibaj dhe Greme.

Me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe si prova materiale janë gjet dhe konfiskuar:

Një kompjuter i llojit : Philips”, Një televizor plazma i llojit “Sony”, Një ngrohëse elektrike, Një fshese elektrike, Një makine për prerje të barit dhe Dy tepihë.

Nga Prokurori i shtetit të dyshuarve u është shqiptuar masa e paraburgimi prej 30 ditëve, pasi besohet se të njëjtit kane kryer numër të madh të veprave penale “vjedhje”.

Rastet veç e veç do të procedohen në prokurori./rajonipress/