KKVITI

‘‘Kanë gabu rëndë’’, Gjini: Zgjedhjet kanë qenë të evitueshme, VV s’ka pasur vullnet me gjet rrugë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së ka mbajtur konferencë për media lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se janë mbledhur me Këshillin Drejtues të Alencës për ta pezulluar procesin e brendshëm zgjedhor të partisë.

“Sot Këshilli Drejtues i Aleancës ka marrë vendim të parë për pezullimin e procesit të brendshëm zgjedhor. Siç e dini, ne e kemi filluar këtë proces, mirëpo meqenëse do të kemi zgjedhje nacionale datën nuk e dimë, por do t’i kemi atëherë ka qenë interaktiv që ne këtë proces ta pezullojmë”, tha Gjini.

Ai tha se po përgatiten për zgjedhjet e reja për të fituar.

ARKATANA

“Në ana tjetër, i kemi krijuar edhe ekipet për zgjedhjet, të cilat janë prapë obligimet tona statutore edhe politike, si shtabi zgjedhor dhe miratimin e autorizimeve për listat dhe për gjithçka që e pret Aleancën në këto zgjedhje. Ne po përgatitemi, po përgatitemi për zgjedhje, do ta bëjmë më të mirën tonë, do të synojmë me i fitu zgjedhjet. Nuk po synojmë diçka tjetër. Çka do të sjellë koha tash e mëtutje, me siguri se do t’ju informojmë me kohë”, tha ai.

I pyetur se a kanë qenë këto zgjedhje të evitueshme, Gjini theksoi se po mirëpo kryeministri Kurti dhe LVV kanë gabuar rëndë.

“Gjithmonë zgjedhjet janë të evitueshme nëse veç nuk ka përfunduar mandati i Parlamentit. Edhe këto zgjedhje kanë qenë të evitueshme. Në një aspekt, është keq që kanë ndodhur. Ne për një kohë të gjatë i kemi thënë mendimet tona edhe në publik se partia më e madhe, partia në pushtet, nuk ka pasë vullnet me gjetë rrugë për me i evitu. Në demokraci ka nevojë me gjetë rrugë, me gjetë kompromis, me gjetë mënyra për me qeveris për vendin, jo me e zaptu vendin, jo me i zaptu institucionet. Ne mendojmë që kanë gabu rëndë. Kanë gabu rëndë, ka pasë zgjidhje, ka pasë mundësi me i evitu zgjedhjet, mirëpo tani jemi para aktit të kryem”, shtoi Gjini. /eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.