GRANDEMALL

Kandiq skeptike për ndryshimin e Serbisë ndaj Kosovës edhe nëse vijnë studentët në pushtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në episodin e fundit të podcastit PIKË, publicisti Veton Surroi zhvilloi bisedë me themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, mbi mundësinë e një ndryshimi rrënjësor në qasjen e Serbisë ndaj së kaluarës, nëse studentët do të vinin në pushtet.

Surroi ngriti një skenar hipotetik ku presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, largohet nga pushteti dhe vendin e tij e zënë studentët që po protestojnë qe një kohë të gjatë.

Ai pyeti nëse një ndryshim i tillë do të sillte edhe një përballje të vërtetë me krimet e së kaluarës, përfshirë çështje të hapura si kamionët frigoriferë me kufoma, rasti i vëllezërve Bytyqi apo ai i familjes Berisha.

Uji Dea

Kandiqi u përgjigj me skepticizëm, duke theksuar se ende ka dilema të mëdha nëse një gjë e tillë është e mundur. Ajo solli shembuj konkretë nga një takim me studentë nga ish-Jugosllavia, që nuk ishin në dijeni për Ditën e të Zhdukurve në Kosovë apo për masakrat si ajo e Mejës. Megjithatë, ajo pranoi se një shpresë e vogël ekziston, e nxitur nga kontaktet e reja ndërstudentore që tejkalojnë ndarjet etnike dhe historike.

Një rast i veçantë që përmendi ishte kalimi i studentëve protestues serbë në Kroaci, ku, pavarësisht mungesës së dijes për të kaluarën e dhimbshme të qyteteve si Osijek apo Viroviticë, ata u mirëpritën nga bashkëmoshatarët e tyre kroatë dhe madje edhe nga zyrtarë lokalë. Ky komunikim i ri, siç e quajti ajo, është një dritë shprese për një gjeneratë që mund të ndërtojë marrëdhënie të reja në rajon, larg trashëgimisë së konfliktit.“Kam frikë të flas për këtë shpresë të vogël, por ajo ekziston”, shtoi Kandiq. /Koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.