United Hospital

Kamenica në hall nga qentë endacak

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ajo çka është shqetësuese, janë ankesat nga ana e qytetarëve për qarkullimin e një numri të madh të qenve endacak. Ne si polici kemi pasur takime me drejtorin e shërbimeve publike, ku drejtori Hysen Jerliu, i ka dërguar ankesat në qendër, mirëpo, ligjërisht është e ndaluar vrasja e qenve ka thënë zëvendëskomandanti Gani Huruglica.

Në takimin e sotëm dhe të parin me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB), u diskutua gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës. Kryesuesi i Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, Shaip Surdulli, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës, është e qetë dhe stabile. “ Komuna e Kamenicës, njihet edhe si shembull i bashkëjetesës “ tha ai.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Labinot Sadiku, përgëzoj për punën që ka bërë komuna e Kamenicës. Ai, tha se ky këshill duhet të ketë edhe planin e punës, i cili plan do duhet të dalë edhe në seanca të kuvendit.

Ndërsa, Toger, Gani Huruglica, zëvendëskomandant në stacionin policorë në komunën e Kamenicës, thotë se gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës është stabile dhe e qetë.

“ Për dy mujorin e parë të këtij viti kemi pasur 73 raste të raportuar, ku prej tyre gjashtëmbëdhjetë aksidente trafiku, trembëdhjetë me dëme materiale dhe tri me lëndime të lehta. Gjatë këtij dy mujori janë shqiptuar rreth 211 tiketa kundërvajtësve në trafik, kemi realizuar edhe 377 urdhëresa gjykatës” ka thënë togeri Huruglica.

United Hospital

Ai tha se qëllimi kryesor i policisë është që të jemi sa më afër qytetarëve dhe në partneritet me ta, t’i zgjedhim problemet e tyre, t’i sjellin dhe t’i identifikojnë ato probleme me të cilat i kanë. Ai, kërkoj edhe nga kryetar të bashkësive lokale që të ndihmojnë në këtë aspekt dhe t’i gjejmë ato pika në mënyrë që policia të stacionohet aty.

“ Ajo çka është shqetësuese, janë ankesat nga ana e qytetarëve për qarkullimin e një numri të madh të qenve endacak. Ne si polici kemi pasur takime me drejtorin e shërbimeve publike, ku drejtori Hysen Jerliu, i ka dërguar ankesat në qendër, mirëpo, ligjërisht është e ndaluar vrasja e qenve” ka thënë zëvendëskomandanti Gani Huruglica.

Gjatë, këtij takimi diskutuesit, gjendjen e sigurisë e cilësuan si të qetë dhe stabile, problemin që e paraqitën shumica e diskutuesve ishte bredhja e shumë qenve endacak në komunën e Kamenicës.

Kryesuesi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Shaip Surdulli, në pika të shkurtra, u ka treguar anëtarëve edhe për udhëzimin administrativ për KKSB-të./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.