GRANDEMALL

Kamenica komuna e vetme që fitoi projektin nga Ambasada Japoneze për shpërndarjen e ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me udhëheqësen nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Vildane Maliqi, kanë takuar ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, lidhur me projektin për rrjetin e ujësjlësit në fshatin Hogosht e Lisockë.

I pari i komunës ka thënë se është i lumtur që Kamenica është e vetmja komunë që e fitoi këtë projekt nga Ambasada Japoneze.
“Kamenica e vetmja komunë që fitoi projektin nga Ambasada Japoneze. Shumë i lumtur që sot nënshkrova marrëveshje me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara, për projektin e shpërndarjes së rrjetit të ujësjellësit në Hogosht e Lisockë. Ndonëse jemi komunë e vogël, kemi premtuar që investimet kapitale do angazhohemi t’i sjellim edhe nga bashkëpunëtorë vendorë e ndërkombëtar”, është shprehur ai.
Kryetari Kastrati ndër të tjera ka thënë se projekti në fjalë ka rëndësi tejet të madhe për Kamenicën.

UBT

“Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kamenicën, dhe për këtë falënderoj z. Ogasawara për bashkëpunimin, dhe Vildane Maliqin nga Zyra për Investime. Vazhdojmë me punë e projekte të mëdha për qytetarët tanë!”, ka theksuar ai.
Ndryshe vlera e këtij projekti është rreth 80 mijë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.