Hidromorava

Kamenica do të përkrah shërbimet për personat me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim udhëheqësen e organizatës jo qeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, Hyrmete Morina.

Në këtë takim Kastrati ka nënshkruar kontratën për ndarjen e mjeteve financiare për organizatën “HandiKOS”, për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo organizatë ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuara, dhe do të ketë përkrahje brenda mundësive që i ka komuna.
“Së bashku me zonjën Hyrmete Morina, udhëheqëse në organizatën jo-qeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, sot nënshkruam kontratën për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë. Ndonëse përkrahja për personat me nevoja të veçanta nuk është e mjaftueshme, marrë parasysh kërkesat e tyre, ne si komunë në vazhdimësi u kemi ofruar mbështetje me mundësitë të cilat i kemi. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë Kastrati.

UBT

Ndërsa udhëheqësja e kësaj organizate, Hyrmete Morina, falënderoi Kastratin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Iu falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme kryetar. Ne kemi nevoja të shumta në organizatën tonë. Këto mjete do të shpërndahen për aktivitete të ndryshme”, ka thënë ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.