Fundamenti

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga Policia e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes Policisë dhe Komunës së Kamenicës do të vazhdojë duke kontribuar dhe siguruar ambient të sigurt për të gjithë është thënë në këtë takim.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Komandantin Florim Klaiqi dhe drejtorët komunal Zotrim Kastrati e Diana Kryeziu kanë pritur në takim Kolonelin Agron Rukiqi, Nënkolonelin Fazli Rugova, Majorin Alban Ramushi, Kapitenin Rashit Rashiti, Kapitenin Nazif Hajrizi dhe S.c Zenel Telaku.

Mobi Casa

Ata kanë diskutuar sa i përket çështjeve të sigurisë si dhe mundësisë së punimeve për rregullimin e stacionit policor në fshatin Muçiverc.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes Policisë dhe Komunës së Kamenicës do të vazhdojë duke kontribuar dhe siguruar ambient të sigurt për të gjithë./rajonipress/