Kamberi kërkon nga qeveria serbe realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Preshevë – Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Lugina e Preshevës kanë biseduar rreth fillimin të implementimit të platformës politike e cila përmban kërkesat e zgjidhjes së problemeve jetësore, dhe për të cilën qeveria e Serbisë duhet të deklarohet rreth konkluzioneve dhe rekomandimet e seancës së shkurtit të tre kuvendeve të këshilltarëve shqiptare e drejtuar nga Shaip Kamberi kryetar i PVD-së dhe ish-kryetar i Bujanocit, njoftojnë mediet serbe, transmeton “Presheva Jonë”.
Platforma politike, sipas Beta e cila është miratuar në muajin shkurt nga kuvende e shqiptarëve të tri komunave: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me ndërmjetësimin e OSBE-së dhe në prani të kryetarit të Trupit Koordinues të Luginës së Preshevës Zoran Stankoviq.
Kryetari i degës në Bujanovc të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi, tha pas një takimi në zyrat e OSBE-së se mbetet që qeveria e Serbisë për platformën të japë mendimin e saj.
“Në këtë takim është biseduar rreth detajeve teknike rreth implementimit të platformës prej 8 pikave që do t`i dërgohet qeverisë serbe në shqyrtim” ka thënë Kamberi për agjencinë “Beta”.
Ndër problemet që janë klasifikuar të shterura nga tetë kërkesat të përcaktuara në platformë janë problemet e shqiptarëve që ballafaqohen në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë çështje këto që lidhen me gjyqësorin, sigurinë dhe integrimin e shqiptarëve.
Lidhur me seancën e e fundit të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të Luginës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) të cilën e drejtoi kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc Shaip Kamberi, për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka rikonfirmuar kërkesat e Luginës së Preshevës përmes një dokumenti dërguar jo vetëm OSBE-së , por edhe shefit të TK Zoran Stamenkovic mbi “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.