Uji Dea

Kallaba “uzurpon” ambasadën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba, e ka bërë “pronë të tij” ambasadën në të cilën shërben për më shumë se një vit, përkatësisht nga qershori i vitit të kaluar.

Gazeta “Zëri” e ka siguruar një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku flitet në detaje se si Kallaba është duke e keqpërdorur pasurinë e Ambasadës për nevoja të tij personale.

Më saktësisht, bëhet fjalë për një letër që shoferi i tij, Gjergj Viçishta, ia ka dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të cilin e ka njoftuar në detaje për të gjitha keqpërdorimet e diplomatit kosovar.

Eco Higjiena

Siç shihet në fund të këtij dokumenti, shoferi Viçishta letrën e ka shkruar rreth një muaj më parë, gjegjësisht më 12.08.20112, ndërkaq keqpërdorimet e ambasadorit i ka radhitur me numra rendorë, nga numri një deri tek i katërmbëdhjeti.

Por, pavarësisht nga kjo, deri më tash drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk ia kanë prishur “tymin e duhanit” ambasadorit që shërben në Sofje të Bullgarisë.

Sikurse që njoftohet ministri, në fillim dhe në fund të shkresës, pikërisht për shkak të keqpërdorimeve, presionit, dhe detyrimit që të bëhet “pjesë e lojës”, nga ana e Shpend Kallabës, shoferi i tij është detyruar që ta lë vendin e punës dhe të gjejë punë tjetër, ndërsa ka kërkuar nga ministri që t’ia shkëpusë marrëdhënien e rregullt të punës…(Zëri)