UBT

“Kalaja” e Artanës shqyrton projektet e tri fshatrave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupit lokal i veprimit “Kalaja” nga Artana ka shqyrtuar projektet e rrugës në fshatin Llabjan të Novobërdës, projektin për rregullimin e kulmit në shkollën fillore Prekovc dhe shqyrtimin e projektit të rrugës në Prekovc.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me projektet e diskutuara dhe për të njëjtat u dha aprovimi i mëtutjeshëm për realizimin e tyre.

RCCOLA

Në këtë takim kanë marrë pjesë: Sami Vllasaliu kryetari i GLV, Agron Ajazi IOM, Luan Bicaj – udhëheqësi i ekipit IOM, Bajram Abazi GLV-Kalaja, Skender Avdyli GLV-Kalaja, Fatos Ahmeti GD Kalaja, Arbenita Llapashtica GD Kalaja, Shefkie Mehmeti GD Kalaja, Jasmina Deniq Shefe e zyrës për kthim dhe komunitete, Vesel Gagica IOM, dhe Srecko Vasic IOM./rajonipress/