UBT

Kafeja që pini tregon personalitetin tuaj

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Lloji i kafesë që pini përmban një sasi të konsiderueshme informacioni mbi sjelljen që keni, humorin, gatishmërinë për punë dhe pasionet. Ja çfarë thonë ekspertët e gjuhës së trupit.

Shije dhe sjellje

Një filxhan kafeje në duart tuaja nuk është vetëm shkumë dhe sheqer në fund, por në të gjendet edhe personaliteti juaj, thotë një libër i ri, i cili pretendon se zgjedhja e kafesë ka kuptime të fshehura. Xhudi Xhejms dhe Xhejms Mor, ekspertë të gjuhës së trupit, shpjegojnë në librin e tyre se përzgjedhja e llojit të kafesë mund të japë të dhëna mbi vlerësimin që ka një person për veten, nivelin e tij të stresit apo edhe jetën seksuale.

Personat që pinë kafe ekspres: Autorët shprehen se ekspresi është “cigarja pa filtër” e botës së kafesë. Personat që pinë kafe ekspres, kanë prirje të jenë persona me humor të ndryshueshëm shpejt, kokëfortë dhe punëtorë të mëdhenj. Ata janë të predispozuar të jenë drejtues dhe të arrijnë suksese të shpejta. Personat që pinë ekspres nuk janë mendjelehtë, madje e marrin jetën shumë seriozisht. Ata janë të prirur për të kaluar një natë plot “lojëra djallëzore”, ndërsa gjatë ditës përpiqen të kthejnë kohën e humbur në mbrëmje. Këta persona mund të kenë shumë përvojë në jetë, janë optimistë, partnerë pasionantë, por nuk shquhen për besnikëri.

Personat që pinë kafe të zezë: Këta tipa njerëzish janë kursimtarë dhe veprojnë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Konsumatorët e kafesë së zezë janë të qetë dhe herë-herë me humor, por të prirur për shpërthime të shkurtra emocionale, që janë shpesh jo të mira. Studiuesit Xhejms dhe Mor përfundojnë duke thënë se janë miq, kolegë dhe partnerë të vështirë, por me mundësi të mëdha për të ardhmen.

Konsumuesit e qumështit: Janë zakonisht persona, që kujdesen shumë për pamjen e jashtme ose koleksionues të statujave të vogla të kafshëve të buta. Personat që pinë qumësht dëshirojnë të jenë shumë të pëlqyer nga të tjerët. Një shef që konsumon qumësht, mundet t’ju qortojë apo ofendojë, duke jua thënë këtë më shumë qetësi. Autorët e librit shprehen se konsumuesit e qumështit, mund të pinë pije të forta alkoolike me raste të veçanta, për t’u dukur si të pjekur dhe si kandidatët e duhur tundues, por shpesh ata janë veç disa persona të papjekur dhe brenda vetes ende fëmijë.

Personat që konsumojnë kapuçino: Ashtu sikurse pija e tyre, konsumatorët e kapuçinos janë gjithë “shkumë e flluska”, të mërzitur nga detajet dhe nuk fiksohen aspak ndaj objekteve materiale. Personat që konsumojnë kapuçino e pëlqejnë seksin, por mërziten shpejt nga një partner pa imagjinatë.

KKVITI

Personat që e pinë kafenë menjëherë: Janë persona të qeshur, tipa optimistë, të cilëve u pëlqen të gëzohen dhe ta jetojnë jetën deri në çastin e fundit. Tipa që priren nga thënia: “Nëse nuk e thyej diçka, nuk e ndreq dot”. Por personat që e pinë kafen shpejt, mund të jenë edhe persona që nuk ndërmarrin hapa të rëndësishëm për karrierën e tyre dhe që u pëlqen t’i zbulojnë pikat e tyre të dobëta te të tjerët. Personat që e pinë kafenë shpejt, janë alergjikë ndaj sjelljeve që bëhen sa për t’u dukur dhe ka shumë gjasa që të pëlqejnë të bëjnë dashuri me çorape veshur.

Personat që pinë kafe pa kafeinë ose qumësht soje: Janë persona që duan të kenë gjithnjë të drejtë, që shqetësohen për ekologjinë dhe tepër të kujdesshëm për gjithçka, shumë të prirur për t’u mërzitur shpejt dhe si përfundim të dobët në shtrat. Për më tepër preferuesit e kafesë pa kafeinë apo ata që pëlqejnë qumështin e sojës, mund të kenë pretendime të mëdha për gjëra që nuk do t’i kenë kurrë, në këtë mënyrë ata maskojnë personalitetin e tyre.

Personat që konsumojnë frape (kapuçino me akull): Trille dhe veprime të cekëta- një konsumator i frapesë është i aftë të bëjë gjithçka, sidomos nëse këto veprime i ka bërë më parë një i famshëm. Ata adhurojnë veten dhe modën, por shpesh e tregojnë se janë kopje e dobët e dikujt tjetër. Marrëdhëniet e personave që konsumojnë frape zgjasin shumë pak.

Personat që nuk konsumojnë kafe: Fatkeqësisht, përfundimi nuk është i mirë. Janë persona të frikësuar nga ndikimet e kafesë dhe të frikësuar nga jeta. Nëse shija e kafesë i jep fund jetës suaj prej të rrituri, këta persona që nuk e konsumojnë, duan të mbeten përherë të parritur.

Përse disa personat e pëlqejnë aq shumë kafenë dhe disa të tjerë jo?

Një gjen luan rol duke ndikuar në masën sesa shumë mund të pinë ose jo njerëzit kafe, thonë studiuesit e institutit mjekësor të Queensland. Dr. Enda Byrne shprehet se kafeja është pija më e përhapur në planet dhe se studimet kanë treguar se ekziston një variant i vogël gjenetik, i cili përcakton mënyrën sesi disa njerëz do të reagojnë ndaj kafesë. Kjo shpjegon edhe arsyen pse disa persona e pëlqejnë kaq shumë dhe disa të tjerë aspak kafenë. Studimi i Institutit Mjekësor të Queensland ka zbuluar se, përdorimi i kafesë jo vetëm shkaktohet nga gjenet, por kafeina mund edhe të ndikojë në mënyrën sesi gjenet reagojnë. Studiuesit kanë arsye të forta të besojnë se kafeina ndikon në rrugë kimike në trupin e njeriut. Është zbuluar gjithashtu një lidhje mes gjeneve të kafeinës dhe kushteve të tjera komplekse si për shembull hipertensioni dhe sëmundja e Parkinsonit. Studimi tregon se ka ndryshime të sjelljes së gjeneve të lidhur më parë me sëmundjen e Parkinsonit, pas konsumimit të kafeinës. Kjo vërteton tezat e mëparshme se kafeina mbron kundër sëmundjes së Parkisonit.