RCCOLA

Kafeja e mëngjesit (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim

Nga Ramadan Mehmeti – Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të çuditshme, krejt mishmash… me relieve, brigje, lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk ka.

Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e heshtjes, iki… e asnjë dritë nuk shihet në fund të tunelit.

Eco Higjiena

Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj… me gjak e paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella në ballë. Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të violinës.
Eci, eci…
Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.
Faji pse nuk të arrij është te sytë e mi të lodhur.
Unë nuk e mohoj këtë.