Eko Higjiena

Kadriu viziton drejtorin e kadastrit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori për gjeodezi, kadastër, pronë dhe banim Gani Neziri, ka thënë se sa i përket rrënimeve, ka munguar vullneti i duhur politik. Ne në drejtori kemi të identifikuara 130 uzurpatorë, por meqenëse si drejtori nuk e gëzojmë mekanizmin ekzekutues për rrënim, kryetari i cili e posedon një gjë të tillë, nuk ka treguar vullnetin politik për ta zbatuar. Prandaj, deri më tani janë rrënuar disa objekte të vogla në pjesët periferike, përderisa në qytete kemi pengesa serioze. Ndërsa, sa i përket librave, ato nuk janë sjellë akoma në drejtorinë tonë, por pavarësisht kërkesës time për mos sjelljen e tyre, pritet që ato ti posedojmë së shpejti, ka thënë Neziri.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga nënkryetarët Selami Xhemajli dhe Fadil Gashi si dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, të martën janë takuar me drejtorin për gjeodezi, kadastër, pronë dhe banim Gani Neziri.

Qëllimi i vizitës bërë kësaj drejtorie, ka qenë njohja me gjendjen që mbizotëron në këtë institucion, i cili njëherit konsiderohet si shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e komunës tonë.

Kryetari Kadriu ka uruar drejtorin Neziri për korrektësinë e treguar me qytetarë, duke e vlerësuar si pozitive qasjen që ky i fundit dhe drejtoria që ai udhëheqë, ka pasur ndaj qytetarit të Gjilanit, ndërsa ka pasur interes në disa çështje tjera specifike.

Uji Dea

“Ju falënderojë juve si institucion për gatishmërinë e treguar në pritjen e delegacionit tonë, ndërsa ne si Aleancë, duam të dimë sa keni arritur të gjendeni për sa i përket problemit të objektit, librave të sjellura nga Serbia si dhe zgjidhjes së rasteve uzurpuese, nëse ka pasur vullnet politik për zgjidhjen e ndonjë rasti të madh”, ka thënë Kadriu.

Drejtori për gjeodezi, kadastër, pronë dhe banim Gani Neziri, ka thënë se sa i përket rrënimeve, ka munguar vullneti i duhur politik.“Ne në drejtori kemi të identifikuara 130 uzurpatorë, por meqenëse si drejtori nuk e gëzojmë mekanizmin ekzekutues për rrënim, kryetari i cili e posedon një gjë të tillë, nuk ka treguar vullnetin politik për ta zbatuar. Prandaj, deri më tani janë rrënuar disa objekte të vogla në pjesët periferike, përderisa në qytete kemi pengesa serioze. Ndërsa, sa i përket librave, ato nuk janë sjellë akoma në drejtorinë tonë, por pavarësisht kërkesës time për mos sjelljen e tyre, pritet që ato ti posedojmë së shpejti”, ka thënë Neziri.

Sa i përket zhvendosjes së drejtorisë për gjeodezi, kadastër, pronë dhe banim në një objekt tjetër, Neziri është shprehur se kjo ka qenë një goditje e madhe për 29 punëtorë që kjo drejtori ka, ndërsa në pamundësi të gëzimit të një ambienti të përshtatshëm të punës, ka rënë edhe motivimi për efikasitet, ka thënë Neziri.

Megjithatë, ai ka folur edhe për të arriturat dhe sukseset e kësaj drejtorie, të cilët kanë arritur t`i trajtojnë të gjitha lëndët dhe të sjellin shërbime mjaft efikase për qytetarët, duke mos e lënë asnjërën palë të pres më shumë se 4 javë./rajonipress/