Mobi Casa

Kadriu u premton mbështetje fshatrave të Karadakut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka shtruar iftar për anëtarë të nëndegëve të AAK-së në Lladovë, Llashticë, Nasalë dhe Zhegër.

Kadriu ka thënë se kështu të bashkuar do të qëndrojnë gjithmonë, si në darka poashtu edhe në punë. Ai edhe një herë tjetër i ka premtuar qytetarëve të Lladovës mbështetjen dhe përkrahjen e tij, duke shtuar se shqetësimet e qytetarit janë prioritet për të.

Mobi Casa

Edhe anëtarët e nëndegës së AAK-së në Lladovë,Llashtice, Nasale dhe Zheger falënderuan kryetarin Kadriu për këtë iftar si dhe për përkrahjen e tij të madhe, duke i premtuar mbështetje deri në arritjen e qëllimit të synuar, fitoren në zgjedhjet lokale të tre nëntorit.

Ky iftar, ka qenë njëri ndër të shumtit që kryetari Kadriu ka shtruar për strukturën e AAK-së në Gjilan, në shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit./rajonipress/