Kadriu: Taksat e qytetarëve duhet të dihen, ku dhe si shpenzohen

Gjilan – Toleranca do të jetë zero ndaj operatorëve ekonomik, që nuk i respektojnë kontratat për punët që kanë marrë përsipër. Do jemi vazhdimisht në terren, në secilën punishte për ta përcjellë nga afër punën ka thënë Rexhep Kadriu derisa ka inspektuar rrugën kah Livoqi në hyrje të Gjilanit.
“Janë filluar punët, por do të mbikëqyrën deri në përfundim ato. Taksat e qytetarëve duhet të dihen ku dhe si shpenzohen. Për inplementimin e projekteve të financuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI), qoftë atyre të nivelit nacional, apo të atyre me memorandume nëpër komuna, toleranca do të jetë zero ndaj operatorëve ekonomik, që nuk i respektojnë kontratat për punët që kanë marrë përsipër. Do jemi vazhdimisht në terren, në secilën punishte për ta përcjellë nga afër punën. Si Ministri e Infrastrukturës, si kabinet politik, me Ministrin Pal Lekaj dhe kolegët e tjerë, jemi të vendosur që deri në fund të mandatit qeverisës, ta bëjmë edhe renovimin e rrugëve që ata para nesh nuk i kanë bërë si duhet, por edhe ndërtimet e reja të rrugëve dhe kësisoj kjo temë të mbyllet njëherë e mirë. Jemi bashkë” ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/