RCCOLA

Kadriu takime në rrugën e Prishtinës dhe në lagjen e shtatë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Aleanca në Gjilan, ka mbajtur tubim me qytetarët e rrugës së Prishtinës. Fidan Kadriu, kryetar i nëndegës së AAK-së në Rrugë të Prishtinës, i shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, ka falënderuar kryetarin Kadriu për punën që po e bënë dhe kontributin që ai po e jep për qytetarin e Gjilanit.

Ndërsa, kryetari Kadriu ka thënë se për atë është nder dhe krenari të punojë për qytetarin e Gjilanit, i cili është qëllimi dhe vizioni i tij dhe Aleancës.

“Ne nuk jemi marrë vetëm me strukturën e Aleancës, por kemi qenë pothuajse gjithnjë krah i fortë i qytetarit. Kemi dashur të jemi shembull se si duhet të qeveriset, se si duhet që qytetarit ti japim dhe t`i ofrojmë diçka e jo vetëm `ti marrim, siç ka ndodhur deri tani”, ka thënë kryetari Kadriu.

Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, i cili ka thënë se qytetarët nuk duhet të pajtohen me gjendjen në të cilën është qyteti ynë.“Ju duhet të jeni ata që kërkoni ndryshimin, e ndryshimin mund ta gjeni vetëm duke votuar Rexhep Kadriun dhe numrin 62”, ka thënë Isufi.

Qytetarët e rrugës së Prishtinës kanë shprehu përkrahjen e tyre për kryetarin Kadriu, duke thënë se e presin fitoren më 3 nëntor.

Në këtë tubim, kanë marrë pjesë edhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili si dhe kandidatë për këshilltarë komunal Drita Ismaili, Mimoza Kadriu, Labinto Hyseni, Ardian Ademi dhe Hamid Azemi.

Mobi Casa

Lagjja e VII-të (Lotë Vaku) dhe lagjja në Kufc, kanë qenë projektet e radhës të kryetarit Kadriu, duke rritur kështu në 34 numrin e projekteve të realizuara në ndihmë të qytetarit.

Kryetari Kadriu i shoqëruar nga nënkryetari i parë njëherit bartës i listës së AAK-së Selami Xhemaili dhe anëtarë të tjerë të strukturës, të dielën kanë marrë pjesë në punimet për rregullimin e rrugëve.

Nisma për shtrimin e këtyre rrugëve me zhavor ka ardhur nga vet kryetari Kadriu, i cili duke parë nevojën dhe kërkesën e qytetarëve për një gjë të tillë, në baza krejtësisht vullnetare ka marrë iniciativën për rregullimin e këtyre dy rrugëve.

Kadriu ka thënë se ndihet krenar që po arrin të ndihmojë sadopak qytetarët, duke i ofruar atyre kushte më të mira, ndërsa ka shtuar se nuk do të ndalet, sepse vizioni dhe qëllimi i tij është qytetari, prandaj edhe secili projekt që është realizuar deri më tani dhe që do të realizohet në të ardhmen, do të ketë prioritet qytetarin.

Banorët e këtyre lagjeve janë shprehur falënderues për kontributin që kryetari Kadriu po jep për ta duke shprehur kështu përkrahjen për kandidaturën e kryetarit Kadriu si dhe mbështetjen për fitoren e tij më 3 nëntor thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/.