RCCOLA

Kadriu: Ta ndihmojmë njëri tjetrin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, në shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për anëtarë të AAK-së në Ponesh, Bresalc, Kishnapole, Verbicë e Zhegocit, Sllakoc, Gadish dhe Gllamë.

Kadriu bashkë me anëtarët e tjerë kanë pritur iftarin në odën e Halil Shalës, anëtarë i kryesisë së AAK-së në Gjilan dhe njëherit koordinator i këtij regjioni.

Ajo që vlen të theksohet, është fakti se në iftar morën pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike dhe jo vetëm të AAK-së, në shenjë solidariteti me njëri-tjetrin në këtë muaj të shenjtë.

Mobi Casa

Kadriu, është shprehur i kënaqur me pritjen dhe njëherit ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, duke shtuar se në këtë muaj të shenjtë, ne si bashkë-qytetarë duhet të bashkohemi dhe t`i ndihmojmë njëri-tjetrit.

Ndërsa, të pranishmit kanë falënderuar Kadriun për këtë gjest, duke shtuar se i janë mirënjohës atij për kujdesin e treguar dhe kontributin e dhënë për këtë regjion./rajonipress/