RCCOLA

Kadriu rinovon qeshmen e Verbicës së Kmetocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan, i shoqëruar nga aktivistë të Aleancës, në një aksion të ndërmarrë me baza krejtësisht vullnetare, kanë rinovuar Qeshmen e Verbicës së Kmetovcit.

Kjo qeshmë, e cila për herë të parë ishte ndërtuar në vitin 1939, ka pësuar dëmtime të rënda gjatë viteve, por falë iniciativës së Kadriut dhe qytetarëve të Verbicës së Kmetovcit, kësaj qeshme historike, i është kthyer sadopak pamja e saj e vërtetë.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka thënë se pikë së pari si qytetarë, secili nga ne duhet të kujdesemi dhe të ruajmë antikitetin dhe traditën dhe së dyti, pushteti komunal si pjesë e këtyre qytetarëve duhet të kujdeset që t`i japë jetë këtyre gjërave me vlerë.

Mobi Casa

“Prandaj unë kam marrë iniciativën sot, që së bashku me një numër të aktivistëve të AAK-së si nga dega poashtu edhe nga Verbica e Kmetovcit, ta kthejmë pamjen e kësaj qeshme, e cila është ndërtuar qysh në vitin 1939”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq, banorët janë shprehur të kënaqur dhe kanë falënderuar Kadriun për këtë iniciativë duke shtuar se do t`i jenë mirënjohës atij, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit./rajonipress/