RCCOLA

Kadriu realizon projektin e 35-të

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu ka realizuar projektin e 35-të me radhë në ndihmë të qytetarëve.

Ai i shoqëruar nga anëtarë të strukturës, aktivistë dhe qytetarë, kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge në lagjen “Arbëria”, kërkesë kjo e ardhur nga vet banorët e lagjes.

Fundamenti

Kryetari Kadriu ka thënë se kjo është vetëm vazhdimësi e punës që ai dhe Aleanca kanë nisur ta bëjnë qysh para 6 muajsh dhe që do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen.“Kërkesa për rregullimin e kësaj rruge ka ardhur nga vet banorët e lagjes “Arbëria” dhe unë padyshim që këtë kërkesë e kam shqyrtuar me seriozitet dhe sot jemi këtu duke ndihmuar banorët që bashkë ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai ka premtuar se do t`i dalë gjithmonë në ndihmë qytetarit dhe se do të punojë për realizimin e të gjitha kërkesave dhe nevojave të tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe me realizimin e disa projekteve në këtë lagje, duke nisur nga rregullimi i kanalizimit e deri tek rregullimi i disa rrugëve./rajonipress/