Eko Higjiena

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, së bashku me ushtruesin e detyrës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Basri Kamberin dhe stafin menaxherial të kësaj drejtorie, realizuan një vizitë në të gjitha shërbimet që ofron QKMF-ja, në kuadër të funksionimit të saj.

“Gjatë kësaj vizite u njohëm nga afër me kushtet e punës, sfidat me të cilat përballet stafi, punën e palodhshme dhe rezultatet e arritura nga ky institucion i rëndësishëm shëndetësor”, tha Mimoza Kadriu.

ARKATANA

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, falënderoi të gjithë stafin mjekësor për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e madh që tregojnë çdo ditë, shpesh deri në vetëmohim, në shërbim të qytetarëve.

“Diskutuam për plane të përbashkëta dhe për thellimin e bashkëpunimit në vazhdim, me synimin që të ofrojmë shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë, si dhe të sigurojmë trajtim dinjitoz dhe mbështetje të vazhdueshme për punëtorët shëndetësorë në ushtrimin e detyrës së tyre fisnike”, tha Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.