RCCOLA

Kadriu: Policia institucioni më vital i shtetit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ne si Aleancë duam të jemi gjithmonë para jush, duke e pasur parasysh se jeni njëri nga institucionet më vitale të shtetit. E dimë që për të arritur këtu ku jeni keni angazhim të madh dhe keni përjetuar sakrifica të shumta, megjithatë ne ju përkrahin fuqishëm, ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të premten ta vizituar Stacionin e Policisë në Gjilan, me rastin e Ditës së Policisë.

Kadriu është pritur nga komandantiiI Stacionit Policor në Gjilan Remzi Azemi, i cili e ka falënderuar delegacionin e AAK-së në Gjilan, për vizitën dhe interesin e treguar.

“Ne si Aleancë duam të jemi gjithmonë para jush, duke e pasur parasysh se jeni njëri nga institucionet më vitale të shtetit. E dimë që për të arritur këtu ku jeni keni angazhim të madh dhe keni përjetuar sakrifica të shumta, megjithatë ne ju përkrahin fuqishëm”, ka thënë Kadriu.

Fundamenti

“Urojë që në vitin 2014 Policia të festojë për ditë më të mira, pa pengesat me të cilat ballafaqohet tani dhe me ndryshimet për të mirë që do të ndodhin në Gjilan”, ka shtuar më tej Kadriu.

Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Gjilan Remzi Azemi, ka thënë se vizitat me raste të tilla janë motiv shtesë për punë më të mirë nga ana e policisë. “Detyrë e jona është që t`i ofrojmë qytetarëve një jetë sa më të mirë në aspektin e sigurisë, ndërsa objektiv i joni është që të jemi sa më afër komunitetit dhe të kemi bashkëpunim sa më të mirë me ta”, ka thënë Azemi.

Kadriu në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetarët Selami Xhemajli dhe Fadil Gashi si dhe anëtari i kryesisë Salih Mustafa./rajonipress/