Uji Dea

Kadriu ofron përkrahje konkrete për lagjen “Dheu i Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu me të parë gjendjen e rrugës, ka premtuar se së shpejti do të fillojnë punimet sepse siç ka thënë edhe ai vet “kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme nga banorët dhe do të bëhet akoma më keq tani kur ka ditë me shi”.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vazhduar aktivitetin e tij në teren, duke vizituar kështu një nga lagjet e “Dheut të Bardhë”. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë gjendja jashtëzakonisht e keqe në të cilën gjendet kjo rrugë si dhe kërkesa e vet banorëve për të intervenuar në këtë drejtim.

Kadriu me të parë gjendjen e rrugës, ka premtuar se së shpejti do të fillojnë punimet sepse siç ka thënë edhe ai vet “kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme nga banorët dhe do të bëhet akoma më keq tani kur ka ditë me shi”.

Mobi Casa

Ai ka thënë se kjo kërkesë e qytetarëve do të jetë pjesë e projekteve të mëtutjeshme të Kadriut, për të ofruar kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Ndërkaq, Ardian Ademi, i cili edhe vet është banorë i kësaj lagje, ka thënë se pasiqë ka një kohë e gjatë që rruga është në këtë gjendje dhe nuk ka pasur asnjëherë interesim për të investuar në rregullimin e saj, e ka parë të arsyeshme që të kërkojë ndihmë nga personi, i cili kërkesat e qytetarëve i ka gjithmonë prioritet.

Edhe banorët e lagjes kanë falënderuar Kadriun për vizitën dhe ndihmën e ofruar, ndërsa kanë thënë se e vlerësojnë që më në fund dikush po angazhohet për rregullimin e rrugës së lagjes së tyre thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/