Eko Higjiena

Kadriu: Lagjja “Arbëria” është bastion i AAK-së

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së Drita Maliqi, i ka bërë thirrje të pranishmëve të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit duke shtuar se kemi njerëz të dëshmuar dhe me vlera, duke u nisur nga dy liderët e mëdhenj që prijnë me AAK-në dhe LDD-në. Ajo ka kërkuar mobilizim dhe rrjetëzim familjar dhe shoqëror, sepse siç është shprehur vetëm me punë mund të arrijmë ndryshimin e ndryshimi është Rexhep Kadriu.

Oborri i shkollës fillore “Abaz Ajeti” sot ka qenë i mbushur me banorë të lagjes Arbëria, të cilët kanë qëndruar të bashkuar për të pritur kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.

Kryetarët e nëndegëve të AAK-së në lagjen Arbëria, kanë mbledhur rreth 500 banorë të kësaj lagje, të cilët kanë shprehur haptazi përkrahjen për kryetarin Kadriu, duke e pritur atë masovikisht me brohoritjen se Arbëria e donë Rexhep Kadriun për kryetar.

E kryetari Kadriu, i shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili dhe ekipi i tij i fitores, më krenari i janë bashkangjitur këtij karvani të fitores për Aleancën.

Kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së Drita Maliqi, i ka bërë thirrje të pranishmëve të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit duke shtuar se kemi njerëz të dëshmuar dhe me vlera, duke u nisur nga dy liderët e mëdhenj që prijnë me AAK-në dhe LDD-në. Ajo ka kërkuar mobilizim dhe rrjetëzim familjar dhe shoqëror, sepse siç është shprehur vetëm me punë mund të arrijmë ndryshimin e ndryshimi është Rexhep Kadriu.

Para të pranishmëve, kanë folur edhe kandidatët për asamble komunale nga ky regjion, të cilët ndër të tjera i kanë bërë thirrje bashkëvendësve të tyre që të votojnë numrin 62, për një jetë më të mirë dhe më të qetë.

Fundamenti

Sahit Zuzaku ka thënë se kryetari aktual i Gjilanit ka bërë krim në qytetin tonë, duke nisur nga falimentimi ekonomik dhe biznesor, prandaj edhe ka kërkuar që me çdo kusht të votohet numri 62, nëse duam të shohim ditë më të mira në të ardhmen.

Mirvete Sadiku-Imeri, ka kërkuar votën e qytetarëve të Arbërisë, sepse siç është shprehur ajo vetëm të bashkuar mund të kenë një jetë të dinjitetshme dhe me mirëqenie.
Edhe Ahmet Daku i ka bërë thirrje banorëve të Arbërisë që të votojnë njeriun që me punë e ka dëshmuar veten. Ai ka thënë se ky pushtet aktual nuk ka bërë asnjëherë asgjë për lagjen Arbëria, prandaj edhe nuk e meriton asnjëherë votën e banorëve të saj.

Ndërkaq, koordinatorja e këtij regjioni njëherit dhe kandidate për asamble komunale Xhylie Hajdari, ka thënë se kandidimi i Rexhep Kadriut nuk ka qenë i rastësishëm, është bërë sepse ka qenë njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin për qytetin tonë.

Dhe në fund, para të pranishmëve ka folur edhe kryetari Kadriu, i cili ka thënë se banorët e lagjes Arbëria janë bërë familje e dytë për të.

“Unë kam bashkëndjerë situatën tuaj, kushtet në të cilat keni jetuar ju. Prandaj kam vendosur që në forca të mija të ju ndihmojë. Ju jeni dhe keni me qenë gjithmonë prioritet i Aleancës dhe që sot unë ju them që Arbëria është bastion i yni”, ka thënë Kadriu.

“Ndryshimi vjenë me mua, me AAK-në dhe unë do të punojë vetëm për ju”, ka shtuar ai thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/