UBT

Kadriu: Kosova feston dhjetëvjetorin e të qenit shtet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me pietet kujtojmë veprat e pashlyera të brezave të tërë që u flijuan për atdheun e tyre, lirinë dhe të ardhmen e bashkëkombëseve të tyre. Kosova feston dhjetëvjetorin e të qenit shtet ka thënë në urimin e tij Rexhep Kadriu.

Urimi i plotë

Të dashur qytetarë,
17 shkurti i 2008-s, përjetësisht do të mbetet në historinë e Kosovës, si kurorë e sakrificës dhe përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor. Sot, në dhjetëvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik, i përkulemi heronjëve, martirëve e dëshmorëve të kombit, të cilët na e mundësuan që sot të kremtojmë përvjetorë të pavarësisë.

FIDANISHTJA

Me pietet kujtojmë veprat e pashlyera të brezave të tërë që u flijuan për atdheun e tyre, lirinë dhe të ardhmen e bashkëkombëseve të tyre. Kosova feston dhjetëvjetorin e të qenit shtet.

Lindja e shteteve, sidomos në rrethana çfarë ishte lindja e shtetit tonë, nuk është e lehtë. Shtetkonsolidimi kërkon përkushtim, vullnet dhe ndershmëri, kësisoj Kosova ka arritë që për këto dhjetë vjet të njihet në masë të madhe ndërkombëtarisht, dhe se ka ende shumë punë për tu bërë në mënyrë që ti japim tamam formë shtetit. Të gjithë qytetarëve të Republikës, urime përvjetori i Pavarësisë ka thënë Rexhep Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.