Fundamenti

Kadriu: Java e ardhshme nisë me projekte konkrete e madhore për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu nënkryetar i komunës së Gjilanit për rajonipress e vlerëson pozitivisht partneritetin me Lutfi Hazirin. Kadriu tha se që nga java e ardhshme do të fillojnë punimet në disa projekte të rëndësishme duke filluar me rregullimin e hyrjes së rrugës Gjilan – Bujanoc që do të jetë me katër korsi, pastaj parkingu për qytetarët e Gjilanit, vazhdimi i punimeve në kompleksin e dëshmorëve dhe investimet në mbi 3 milion euro në infrastrukturë rrugore.

Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës së Gjilanit është optimist se projektet e premtuara me partnerin e tij LDK do të fillojnë së realizuari shumë shpejt.

Ai për rajonipress thotë se tashmë janë identifikuar të gjitha nevojat emergjente dhe shpejt pritet të fillojnë edhe me projektet madhore, raporton rajonipress.

Kadriu tha se qysh javën e ardhshme pritet të fillojë rrënimi i objekteve të vjetra të ish “Higjienës” për të ndërtuar një parking për qytetarët e Gjilanit.”Gjilani ka parkingje të vogla dhe ky parking i ri në qendër të qytetit u ndihmon shumë qytetarëve” tha Kadriu.

Eco Higjiena

Një projekt tjetër madhor sipas Kadriut pritet të nisë më 1 pill që lidhet me hyrjen e rrugës kryesore Gjilan – Bujanoc e cila do të ndërtohet me katër korsi dhe me një gjerësi prej 26 metrave dhe ka një vlerë prej 1 milion eurove.

Gjithashtu si projekt që ka peshë për Gjilanin është edhe përfundimi i punimeve në kompleksin e dëshmorëve i cili sipas Kadriut brenda pak ditësh pritet të rinisë dhe të kompletohet e tërë infrastruktura.

Kadriu tha se janë në fazën finale edhe të hartimit të vazhdimit të projektit të lumit “Mirusha”, derisa pritet shpejt që të hapen tenderët për rrugët kryesore në fshatrat e qytetit që kapin një vlerë prej 3 milion eurove. “Në këtë tender pritet të startojë edhe rruga Pograxhë- Bilincë dhe do të intervenohet edhe në rrugët e tjera që kanë nevojë për riparim” tha Kadriu./rajonipress/