ARKATANA

Kadriu i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë: Jemi të shqetësuar me mospranimin e mjekëve në specializime në Spitalin Rajonal të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jemi njoftuar se përkundër nevojës urgjente për përforcimin e kapaciteteve specialistike në rajon, një numër i konsiderueshëm mjekësh të rinj nuk janë pranuar për të vijuar specializimet e tyre në këtë spital. Ky vendim jo vetëm që pengon zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, por njëkohësisht dëmton edhe shërbimin shëndetësor për qytetarët e Anamoravës, të cilët mbështeten në Spitalin Rajonal të Gjilanit si qendër e dytë e nivelit terciar për trajtim shëndetësor thuhet në deklaratën e Kuvendit komunal të Gjilanit të nënshkruar nga Kushtrim Kadriu.

Deklarata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë,
Në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ju drejtohemi me shqetësim serioz në lidhje me situatën e krijuar rreth mospranimit të mjekëve në programet e specializimeve në Spitalin Rajonal të Gjilanit, edhe pse ky institucion ka shfaqur gatishmëri dhe ka plotësuar kapacitetet për të pranuar dhe trajnuar kuadro të reja.

Jemi njoftuar se përkundër nevojës urgjente për përforcimin e kapaciteteve specialistike në rajon, një numër i konsiderueshëm mjekësh të rinj nuk janë pranuar për të vijuar specializimet e tyre në këtë spital. Ky vendim jo vetëm që pengon zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, por njëkohësisht dëmton edhe shërbimin shëndetësor për qytetarët e Anamoravës, të cilët mbështeten në Spitalin Rajonal të Gjilanit si qendër e dytë e nivelit terciar për trajtim shëndetësor.

FIDANISHTJA

Spitali Rajonal i Gjilanit ka staf të kualifikuar, ambiente të përshtatshme dhe përvoja të mëparshme të suksesshme në mentorimin e specializantëve. Kjo situatë aktuale, përveç ndikimit negativ profesional, krijon edhe demotivim te të rinjtë që synojnë të mbesin dhe të kontribuojnë në sistemin publik shëndetësor.

Prandaj, kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që:

  1. Të rishqyrtojë me urgjencë vendimin e marrë për mospranimin e mjekëve në këtë institucion;
  2. Të mundësojë që Spitali Rajonal i Gjilanit të jetë pjesë aktive e procesit të specializimeve për vitin në vijim;
  3. Të ofrojë sqarime zyrtare për arsyet e kësaj mospërfshirjeje, në mënyrë që të shmanget përsëritja e këtij trajtimi në të ardhmen.

Kuvendi Komunal i Gjilanit mbetet i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e sistemit shëndetësor lokal dhe për të bashkëpunuar me institucionet qendrore në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët tanë.
Me respekt,
Kushtrim Kadriu
Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.