FITORJA

Kadriu i AAK-së viziton shkollën ekonomike “Marin Barleti”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të hënën ka vizituar shkollën e mesme të ekonomisë “Marin Barleti”, me ç’rast ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2013/14.

“Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollës suaj, në emër të të gjithë Aleancës, ju urojmë një vit të mbarë shkollor dhe besojë se me punë dhe angazhim edhe këtë vit do ta tregoni suksesin tuaj si një shkollë e mirë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ndërkaq, drejtori i shkollës së mesme të ekonomisë “Marin Barleti” Xhevat Kastrati, ka falënderuar kryetarin Kadriu për vizitën , duke shtuar se shkolla është e gatshme dhe posedon kushte të mira për fillimin e vitit të ri shkollor.

Uji Dea

“Si shkollë jemi e përgatitur për të filluar vitin shkollor, me posedimin e klasave për praktikë profesionale, pajisjen e dy kabineteve për zhvillimin e TIK-ut, sallat e edukatës fizike, meqenëse i mungojnë nxehjet qendrore dhe gjatë dimrit nuk zhvillohen orët”, ka thënë drejtori Kastrati.

Drejtori Kastrati gjithashtu përmendi edhe mungesën e rregullimit të oborrit të shkollës dhe nevojën për posedimit të ulëseve, mungesë kjo e cila së shpejti do të plotësohet nga vullneti i kryetari Kadriu, i cili deklaroi se do ti dhurojë 10 ulëse si dhe do të kontribuojë në ngjyrosjen e rrethojës së shkollës, në mënyrë që të krijohet sadopak një ambient më mirë për nxënësit.

Kadriu, i cili në këtë vizitë u shoqërua edhe nga nënkryetari Selami Xhemajli, nënkryetarja njëherit mësimdhënësve në këtë shkollë Mevlyde Zejnullahu, sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, anëtari i kryesisë Salih Mustafa dhe kryetari i ARK-së Labinot Hyseni, kanë vizituar ambientin e kësaj shkolle, duke u njohur me kabinetet në të cilat zhvillohet mësimi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.