UBT

Kadriu i AAK-së themelon nëndegë edhe në Stanqiqin kufitar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Përkrahja e qytetarëve për Rexhep Kadriu ka mbërritur deri në zonat kufitare. Si rezultat i angazhimit të një grupi të banorëve të Stanqiqit, të premten, nënkryetari i AAK-së në Gjilan Fadil Gashi si dhe anëtari i kryesisë Salih Mustafa, kanë qëndruar në Stanqiq ku kanë themeluar nëndegën e AAK-së.

Salih Mustafa, ka përshëndetur qytetarët për interesimin dhe angazhimin e treguar, ndërkaq ka shtuar se kryetari Kadriu tashmë disa herë ka vizituar këtë pjesë dhe është i gatshëm të hyjë në projekte për zonën kufitare, të lënë anash tash e një kohë të gjatë.

Uji Dea

Ndërkaq, Fadil Gashi, nënkryetar i AAK-së në Gjilan, ka thënë se falë angazhimit të kryetarit Rexhep Kadriu, AAK ka arritur të themelojë rreth 60 nëndegë deri më tani, ndërsa është vet kryetari ai i cili ka treguar gatishmëri të ndihmojë të gjitha fshatrat, pa marrë parasysh përcaktimet politike të qytetarëve të saj.

Në kuvendin për themelimin e nëndegës në Stanqiq, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve, ndërkaq kryetar u zgjosh Isak Veseli./rajonipress/