UBT

Kadriu i AAK-së nderon mërgimtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu si dhe anëtarja e kryesisë së degës dhe sekretarja organizative e AGK-së në Gjilan Xhylie Hajdari, kanë shtruar iftar për mërgimtarët.

Në këtë iftar kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë përshëndetur këtë gjest të kryetarit Kadriu dhe sekretares organizative të AGK-së në Gjilan Hajdari, duke thënë se ndihen të privilegjuar që nuk janë anashkaluar dhe i është bërë një nder i tillë.

Kadriu ka thënë se ai bashkë me të gjithë strukturën e AAK-së në Gjilan, do të bashkëpunojnë afër edhe me bashkatdhetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, sepse siç është shprehur ai, Gjilani po aq sa është i të tjerëve është edhe i atyre.

UBT

Ai ka shtuar më tej, duke thënë se kërkesat dhe pakënaqësitë e mërgimtarëve, janë kërkesa të qytetarit të Gjilanit, prandaj ai dëshiron ti dëgjojë këto kërkesa nga afër, në mënyrë që të punojë në realizimin dhe zbatimin e tyre.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari Kadriu ka shtruar iftar të shumtë për strukturën e degës së tij, ndërkaq nuk ka anashkaluar as mërgimtarët, të cilët padyshim kanë një rol të veçantë në shoqërinë tonë./rajonipress/