Fundamenti

Kadriu: Do t`i mbrojmë interesat e të gjithë qytetarëve të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu ka thënë se tani është koha kur duhet të tregohemi akoma më unik me njëri- tjetrin, për të qenë të aftë t`i mbrojmë interesat e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka shtruar iftar për nëndegën e AAK-së në lagjen Arbëria VI. Kadriu së bashku me nënkryetarin e AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli, kanë pritur anëtarë të AAK-së të kësaj nëndegë, me të cilët kanë ngrënë bashkë darkën e iftarit të djeshëm.

Uji Dea

Ai, njëherit ka falënderuar kryetarin e kësaj nëndege Hysen Hajdari për të gjithë punën që po bëhet në këtë pjesë, ndërsa ka premtuar se do të jetë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë si me vet anëtarët e nëndegës, po ashtu edhe me qytetarët e asaj ane, pa dallim përcaktimi politik.

Kadriu më tej ka shtuar se tani është koha kur duhet të tregohemi akoma më unik me njëri- tjetrin, për të qenë të aftë t`i mbrojmë interesat e të gjithë qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/