UBT

Kadriu: Betohem se nuk do ta keqpërdor asnjë cent të qytetarit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Unë premtojë dhe betohem se nuk do ta keqpërdorë asnjë cent të qytetarit, por vetëm do të punojë për t`i ndihmuar ata, ku madje as pagën e kryetarit të komunës nuk do ta marrë, por do ta ndajë për qytetarët në nevojë, ka thënë Rexhep Kadriu.

Të enjten, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Gumnishtë e Epërme.

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, bashkë me bartësin e listës së AAK-së Selami Xhemaili dhe kandidatët për këshilltarë komunal, janë pritur nga simpatizantë dhe banorë të fshatit, para të cilëve ka shpalosur programin qeverisës të Aleancës për katër vjetët e ardhshëm.

Uji Dea

“Ne ja kemi nisur me punë, kemi nisur me kontakt me qytetarin dhe kemi arritur deri më sot të realizojmë 37 projekte. Është detyrë e kryetarit të komunës të vizitojë qytetarët, të shoh me çfarë hallesh ballafaqohen ata dhe jo të mbyllet në zyre dhe të punojë vetëm për përfitime të veta”, ka thënë kryetari Kadriu.

“Unë premtojë dhe betohem se nuk do ta keqpërdorë asnjë cent të qytetarit, por vetëm do të punojë për t`i ndihmuar ata, ku madje as pagën e kryetarit të komunës nuk do ta marrë, por do ta ndajë për qytetarët në nevojë”, ka shtuar kryetari Kadriu.

Kryetari Kadriu më tej ka folur edhe për prioritetet që ka Aleanca për fshatin Gumnishte, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë ndryshimin, të votojnë një të ardhme më të mirë për ata dhe për fëmijët e tyre, të votojnë numrin 62 nëse nuk duan t`i kenë më problemet me të cilat janë ballafaquar këto gjashtë vjetët e fundit thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.