UBT

Kadriu: Aleanca e gatshme për sfidën e radhës, në Anamoravë e Gjilan do të dalim triumfues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu në një takim që ka pasur me strukturat e degës së AAK-së në Gjilan ka thënë se AAK është e gatshme në Gjilan për sfidat e radhës dhe se ky subjekt politik tashmë në Gjilan po merr përkrahje të jashtëzakonshme krejt kjo falë punës ë mirë dhe të dobishme që ka bërë në teren për Gjilanin dhe qytetarët e saj.

Kadriu ka thënë se AAK është e gatshme për sfidën e radhës dhe se AAK ka gatishmëri për ballafaqime të reja, dhe për një epilog që tanimë është i ditur.”Ne jemi të sigurt se AAK do të dali triumfues sepse kemi punuar pa hile, kemi punuar dhe vepruar në teren për të mirën e qytetarit gjilanas dhe kemi sjellur investime në shumë fusha. Nuk kemi punuar vetëm për dekor e as për dekor, por jemi angazhuar që ta bëjmë Gjilanin dhe Anamoravën të dinjitetshme dhe me investime të kapshme e serioze. Sot në Anamoravë e Gjilan kudo vërehet dora e shtetit dhe kudo ka projekte milionëshe dhe krejt kjo falë angazhimit tonë dhe mirëkuptimit të Qeverisë e kryeministrit Haradinaj” ka thënë Kadriu.

Eco Higjiena

Kadriu ka thënë se dega e AAK-së në Gjilan çdo ditë e më shumë po forcohet e freskohet me kuadro të reja dhe se ekziston një vullnet dhe një mobilizim i madh që AAK në Gjilan vërtet të dali triumfuese në të gjitha nivelet zgjedhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.