Mobi Casa

Kadri Veseli “dokumenton” se dega e PDK-së në Viti, nuk është shuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet se ka vizituar degën e kësaj partie në Viti.

Kjo vizitë e Veselit vjen, pas raportimeve se dega e PDK-së në Viti ishte shtuar. Por Veseli, e ka dëshmuar të kundërtën me vizitën që i ka bërë kësaj dege, bashkë me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.

Fundamenti

“Sot isha i pranishëm në solemnitet rasti, të organizuar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti, në një mision bashkimi të kapaciteteve ndërtuese e përkushtimi për shtetin tonë. Duke bashkuar idetë dhe energjitë rreth konceptit të Kosovës Europiane arrijmë më lehtë te zhvillimi i vendit dhe perspektiva e qytetarëve. Personaliteteve dhe qytetarëve që na u bashkuan dhe po na bashkohen çdo ditë ju urojmë mirëseardhje në subjektin e vlerave”, shkruan Veseli në Facebook.