RCCOLA

Kadire Piraj me libër të ri para lexuesve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Libri më i ri i Kadire Pirajt “Të gënjyerit” i botuar nga Ars Klubi “Beqir Musliu” është njëri nga romanet më të mirë të autoreve të reja kanë vlerësuar recensentët e librit Linditë Ramushi, Nexhat Rexha e Arsim Halili.

Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” befason këndshëm edhe me një vepër të re. Kësaj radhe në prozë. Kadire Sh. Piraj vjen në letrat shqipe me romanin e saj të parë, me titull: “Të gënjyerit”

Kadire Piraj pas sukseseve të mëdha që ka arritur në fushën juridike, ku me sukses ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në drejtimin juridiko penal në Universitetin shtetëror të Tetovës, ajo ka vendosur që lexuesve të rinj tu sjellë një roman të kompletuar që me shumë mjeshtëri e ka titulluar “Të gënjyerit”.

Duke parë peshën e romani dhe sensin që ka treguar Kadire Piraj edhe në fushën e letërsisë Ars Klubi “Beqir Musliu” që udhëhiqet nga Sabit Rrustemi ka marrë përsipër që ta botojë romanin dhe të përkujdeset që libri të dal i kompletuar.

Recensentët e librit Linditë Ramushi, Nexhat Rexha e Arsim Halili e kanë vlerësuar pozitivisht qasjen dhe mënyrën e të shkruarit në roman nga ana e Kadire Pirajt.

Hidromorava

Nexhat Rexha ka thënë se romani ka një qasje dhe shtjellim të aktualitetit me artikulim të dukshëm. Sipas tij romani “Të Gënjyerit” i Kadire Sh. Pirës vjen me qasje e shtjellim të aktualitetit, me artikulim të dukshëm, por gjithnjë me kujdes në parashtrimin e të ndodhurave të mundshme dhe imagjinative. Rrëfimet diktojnë e ndikojnë në shpalosjen e kontradiktave shoqërore, të cilat janë realitete të shoqërive të ndryshme, pra edhe të shoqërisë sonë. Paradoksi dhe kontrasti janë procese dhe fate, ato krijon dilemën për të fuqizuar ekzistencializmin jetësor, duke shënjuar fazat e ndryshme të tranzicionit dhe dilemave, që prodhon jeta e njeriut nëpër zhvillimet ,sa të avancuara, po aq edhe kontradiktore.

Linditë Ramushi ka thënë se autorja në mënyrë kronologjike ka përshkruar zhvillimet tejet interesante që përshkruhen në roman. Linditë Ramushi ( redaktore ) tha se romani “Të gënjyerit”, i autores Kadire Pira, përveç se është një histori që ka prekur një familje e cila tregohet si pasqyrë e shume ndodhive, autorja ka rrëfyer dhe një rrjedh të madhe përvojash e ligjesh të një shoqërie të cilës ajo edhe i referohet. Ngjarja lidhet në mënyrë kronologjike, ndërkohë që gjatë leximit të këtij romani ndjekim dhe ritet e familjeve të cilat do ta kishin fatin e protagonistes së këtij romani.

Arsim Halili ndërkaq ka thënë se përmes personazheve të fiksuara autorja ka arritur të bartë paralelet mes dhembjes dhe shpresës, ngadhënjimit dhe të vërtetës.

Nga faqja në faqe, romani “Të gënjyerit”, i Kadire Sh. Pirës evokon episode të trishta , në trajektoren e të cilës barten, enigmat për një padrejtësi , për një mëkat që bartet me vite, në emër të plotësimit të një vullneti të predisponuar për të jetuar pjesën tjetër në ankth ose frikë, të të mundshmes dhe sfidueses. Kadire Pira gjithsesi shfaq kulturën e shkrimit prozaik duke i determinuar episodet idilike deri në imtësi. Përmes personazheve të fiksuara bartë paralelet mes dhembjes dhe shpresës, ngadhënjimit dhe të vërtetës, ku gënjeshtra për kaq kohë të gjatë ja zë frymën ka thënë Halili.

Ndryshe Kadire Piraj me shkrime merret qysh në moshë të re dhe në veçanti me prozë e poezi dhe ky është libri i saj i parë./rajonipress/