Kadare i interesuar për zhvillimet në Luginën e Preshevës

Romë- Sot në kryeqendrën italiane në Romë drejtuesi i agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » Nefail Maliqi është takuar me shkrimtarin tonë të madh Ismajl Kadare.
Nga ky takim Kadare dhe Maliqi kanë biseduar për risitë në krijimtarinë e shkrimtarit tonë veprat e të cilit me padurim priten dhe lexohen nga miliona lexues shqiptarë dhe të huaj.
Nga Kadare kuptuam se së shpejti ai do të sjellë risi për lexuesit me botimet e reja. Po ashtu u bë fjalë edhe për rolin e medieve në Kosovë dhe Shqipëri në avancimin e proceset demokratike dhe çështjes sonë kombëtare në gadishullin Iliri, me theks të posaçëm në Luginën e Preshevës.
Nga ky takim Kadare ishte i interesuar mjaft mbi situatën dhe zhvillimet në Luginën e Preshevës. dhe për punën dhe funksionimin e «Presheva jonë » e cila tash më 28 nëntor mbush dy vjet si agjenci informative e cila tashmë pos nga mediet tona citohet me të madhe edhe nga mediet e huaja rajonale dhe botërore.
Duke uruar ketë përvjetor stafit të agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » Kadare tha se «Agjencia juaj po luan një rol të madh si në OKB ashtu edhe në rajon në sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin jo vetëm të Luginës së Preshevës, por edhe asaj mbarë shqiptare » Unë ju uroj nga zemra punë të mbarë dhe suksese në angazhimin e juaj informativ përmes agjencisë « Presheva Jonë » me informacione të shpejta dhe korrekte. Mbane anën profesionale, objektivitetin dhe neutralitetin si deri më tani, sigurisht do të prini si medium shqiptarë në Ballkan.. » ishte kjo porosia dhe urimi nga Kadare.
Në fund Maliqi, duke i uruar 100- vjetorin e pavarësisë shkrimtarit tonë të madh, zotit Kadare përmes agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë” uron këtë jubile kombëtar gjithë shqiptarëve në Ballkan dhe në perëndim, me shpresë që viteve të ardhshme të jemi më të bashkuar. Nga zoti Kadare, kuptuam se 100 –vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë do ta pres në vendlindje./rajonipress/