FITORJA

Kadaj-Bujupi: Qeveria, fajin kryesor për mosliberalizim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtare e Komisionit për Integrime Evropaine, Donika Kadaj-Bujupi, ka vlerësuar se qeveria e tanishme mban fajin kryesor për mosliberalizim të vizave, e jo BE-ja.

“Duhet sqaruar se fajtori kryesor për liberalizimin e vizave është vetë Qeveria e Kosovës, edhe kjo në krye me Isa Mustafën, por edhe të mëhershmet me Thaçin kryeministër. Liberalizimi i vizave nuk na është dhënë sepse në Kosovë mbretëron krimi i organizuar dhe korrupsioni në shkallë endemike, që nuk janë luftuar asnjëherë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Ndërkaq, sipas saj, përgjegjës për shkallën e lartë të korrupsionit janë presidenti Thaçi dhe kryetari i kuvendit Veseli.

FIDANISHTJA

“E për krimin dhe korrupsionin, përgjegjës kryesorë pa dyshim janë Presidenti Hashim Thaçi e Kryparlamentari Kadri Veseli, që tash po e bëjnë përgjegjëse BE-në për vonesat në këtë proces. Thaçi e Veseli, së bashku edhe me KM Mustafa janë koka të krimit që e kanë bllokuar Kosovën brenda dhe e kanë izoluar”, ka shtuar ajo.

Pavarësisht kësaj, ajo ka vlerësuar se demarkacioni si kriter për liberalizim të vizave për Kosovën është i padrejtë. Sipas Kadaj-Bujupit ky kriter nuk i është caktuar asnjë vendi tjetër nga BE-ja, pos Kosovës. Deputetja e LVV-së tutje, ka thënë se Kosova aktualisht është larg nga procesi i integrimit dhe liberalizimit.

“Jemi shumë larg. Vërtet është fatkeqësi, por jemi në gjendje tmerrësisht të keqe. Kriminelët kanë kapur secilin institucion dhe vendi po ka regres në secilën fushë”, është shprehur ajo. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.