RCCOLA

Kadaj-Bujupi: Kjo qeveri meriton të shkarkohet për 8 Mars

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, një grup grash ka nënshkruar sot një peticion me synim mbështetjen e nismës “Kjo qeveri meriton shkarkim” për largimin e kësaj qeveria.

Kryetarja e Aleancës së Gruas Kosovare, Donika Kadaj-Bujupi, pas nënshkrimit të peticionit, në profilin e saj zyrtar të rrjetit social Facebook ka shkruar, se largimi sa më i shpejtë i kësaj qeverie mundëson krijimin e rrethanave të reja, më të favorshme, në të mirë të ndërtimit të një të ardhme më të sigurt, prosperuese e zhvillimore për qytetarët dhe vendit tonë.

Uji Dea

“Të dashur miq, Bashkë me një numër të madh të kolegëve nënshkruam peticionin për shkarkim të Qeverisë. ‘Kjo qeveri meriton shkarkim’, sepse largimi sa më i shpejtë i kësaj qeverie mundëson krijimin e rrethanave të reja, më të favorshme, në të mirë të ndërtimit të një të ardhme më të sigurt, prosperuese e zhvillimore për qytetarët dhe vendit tonë. Kriza e thelluar sociale dhe ekonomike, papunësia gjithnjë e më e thellë, migrimi i të rinjve, që janë fëmijë nënash të Kosovës, tregon qartë për perspektiven e mbytur të vendit tonë, nga kjo qeveri. I ftojë të gjitha gratë e Kosovës që t’i bashkohen kësaj nisme, sepse ikja sa më e shpejtë e kësaj qeverie do të shënojë momentin e parë të kthesës në të mirë të vendit dhe të ardhmes për të rinjtë tanë, për neve dhe familjet tona”, ka shkruar në Facebook deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Gratë nënshkruese të peticionit thanë se ikja sa më e shpejtë e kësaj qeverie do të shënojë momentin e parë të kthesës në të mirë të vendin dhe të ardhmes për të rinjtë tanë. /Telegrafi/