ARKATANA

Juria e “Fest Flaka” akuzon Hazirin për shkelje etike dhe profesionale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy anëtarët e jurisë së festivalit të muzikës “ Fest Flaka”, Naim Gjoshi dhe Besiana Mehmedi nuk e pranojnë vendimin e kryetarit të Komunës Lutfi Hazirit për anulimin e dhënies së çmimit “Fest Flaka” solistes Enkelejda Arifi. “Nëse kryetari merr kompetenca për heqjen e vlerës monetare sepse konsideron se është konflikt interesi, mund ta bëjë, por çmimi i parë i merituar i Enkeleda Arifit, dhënë nga juria profesionale është i pakontestueshëm dhe pa asnjë të drejtë që të anulohet, nga askush” thuhet në reagimin e lëshuar për medie.

Vendimi i kryetarit të komunës së Gjilanit për të anuluar dhënien e çmimit të parë për këngëtaren Enkeleda Arifi, ka nxitur reagimin e anëtarëve të jurisë së festivalit të muzikës popullore “ Fest Flaka” në Gjilan.
Kryetari i jurisë, kompozitori Naim Gjoshi dhe anëtarja Besiana Mehmedi, profesore universitare dhe këngëtare e kanë cilësuar vendimin të papranueshëm.

Ata vlerësojnë se anulimi i çmimit të parë nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, nuk ka qenë kompetencë e tij dhe është një arbitraritet që shkel çdo normë juridike, profesionale dhe etike të festivalit.
“Për ne, Enkeleda Arifi është fituese e çmimit të parë në “Fest Flaka” 2014, ndërsa baza juridike në të cilën është thirrur kryetari i komunës për anulim të çmimit, është inekzistente. Nëse kryetari merr kompetenca për heqjen e vlerës monetare sepse konsideron se është konflikt interesi, mund ta bëjë, por çmimi i parë i merituar i Enkeleda Arifit, dhënë nga juria profesionale është i pakontestueshëm dhe pa asnjë të drejtë që të anulohet, nga askush” thuhet në reagimin e lëshuar për medie.

Uji Dea

Gjoshi dhe Mehmedi thonë se juria i ka ndarë shpërblimet e këtij festivali, ekskluzivisht mbi baza artistike dhe mbi kritere profesionale të interpretimit dhe mbi këto baza u nda edhe çmimi i parë. Sipas tyre çmimi iu dha interpretueses Enkeleda Arifi edhe për nivelin interpretues tipik popullor edhe për tematikën e këngës që i përgjigjej më së miri karakterit të “Fest Flakës”.

Dy pjesëtarët e jurisë konsiderojnë se nuk ka qenë kompetencë e jurisë që të vlerëson nëse është apo jo konflikt interesi pjesëmarrja e ndonjërit nga konkurrentët pasi sipas tyre kjo mbetet në kompetenca të jurisë seleksionuese.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dje (e shtunë) ka anuluar vendimin e jurisë për dhënien e çmimit “Fest Flaka” solistes Enkelejda Arifi, për të shmangur konfliktin e interesit, meqë ajo është zyrtare e Drejtorisë së Kulturës dhe ishte pjesë e Bordit organizativ të manifestimit “Flaka e Janarit”./KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.