UBT

Joseph: Kursi i VV-së vështirëson raportet me SHBA-të

/ 11 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka vazhduar debati ndërmjet diplomatit amerikan Edward Joseph dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes. Pas letrës së parë, ku ka kërkuar që VV ta ndryshojë kursin e saj politik duke hequr dorë nga angazhimi për bashkim me Shqipërinë dhe kundërshtimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, Joseph ka shkruar edhe memon e dytë si kundër reagim ndaj përgjigjes së Ahmetit.

Joseph përsëri ka argumentuar kundër pikave që shumëkush i konsideron si ” thelbin” e VV-së – bashkimin m Shqipërinë dhe relacionet e Kosovës me Serbinë.

Diplomati amerikan që ka shërbyer edhe në Kosovë ka përsëritur se qasja aktuale e VV-së vetëm i acaron marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës dhe cenon raportet me SHBA-të. Sipas tij, ka thënë se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë në SHBA.

Joseph ka thënë se shpreson se Shpendi Ahmeti do të përgjigjet, derisa me shaka ka deklaruar se pastaj do të ketë “armëpushim” në këtë debat.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e diplomatit amerikan, të cilën e ka publikuar Express.

Së pari: Qëllimi i memo’s ishte që të shpjegojë se ku unë besoj se ka dallime ndërmjet partisë tuaj dhe të disave (ose shumicës) në SHBA të cilët besojnë se politikat tuaja janë duke e lënduar e jo duke ndihmuar progresin e Kosovës.

Së dyti, rreth të drejtave të komunitetit serb:

Si dikush që më 1999 ka menaxhuar me kampin më të madh të refugjatëve në (Stankovec I në Maqedoni) për shqiptarët e dëbuar në mënyrë masive nga forcat e Milosevicit, ti nuk duhesh të më mësosh për mizoritë serbe të sponsoruara nga shteti.

të dëbosh 800 00 shqiptarë, pas një represioni sistematik përfshirë rrahjet, vrasjet, burgosjet dhe të dëbosh shumë shqiptarë nga puna, ishte një krim mizor që nuk do ta harrojë asnjë njeri me mendje të shëndoshë.

Kur serbët ankohen ndaj politikës së Kosovës, ata do të përfitojnë nëse ua rikujton- ose më mirë , ata do të reflektojnë – për këtë histori të palavdishme.

Është huqje të pohosh, falso, se shqiptarët dhe serbët janë vënë në një situatë të “ekuivalencës morale”. Çështja është se shqiptarë kanë një histori dubioze ndaj serbëve pavarësisht Milosevicit, refuzimit dhe mungesës së vullnetit të Beogradit për tu ballafaquar me të kaluarën.

Synimi për “normalitet” avancohet duke përqafuar përgjegjshmërinë e jo me kualifikime ose duke minimizuar atë.

Kosova është meritore që e ka përmirësuar në mënyrë substanciale regjistrin e saj ndaj komunitetit serb.

Po ashtu edhe Vetëvendosje është meritore, e cila nga sulmi i kamionëve me targa serbe vitin e kaluar, këtë vit ka dënuar vandalizimin e varrezave ortodokse serbe.

Vazhdimi i kësaj rruge vetëm e ndihmon avancimin e Kosovës. Por ta drejtosh gishtin drejt Beogradit – kur Prishtina ka ende shumë punë për të bërë në shumë fusha – në këtë mënyrë nuk dërgohet sinjali i duhur.

Për më tepër, është e panevojshme; regjistri i të drejtave të njeriut të Serbisë është një nga më të përfolurit në krejt botën. Gjykimet ndaj Karadzicit dhe Mladicit janë një testament i vazhdueshëm në shkallë botërore për përgjegjësinë e serbëve për krimet. edhe pse mund të jenë pakicë , patriotë të vërtetë serbë si Natasa Kandic i kanë rrezikuar jetët e tyre për të sjellë dëshmi vizuale të disa nga krimet më të tmerrshme serbe, duke dëshmuar kështu se shumë serbë po ashtu duan që edhe vendi i tyre “të jetë normal”. A janë ballafaquar serbët plotësisht me të kaluarën e tyre ? Natyrisht se jo. Por është shumë e pamundur që shqiptarët( që nuk janë të njohur si dashamirë të serbëve)t’i inkurajojnë ata duke e poentuar këtë çështje.

Së treti, rreth bashkimit me Shqipërinë:

Unë nuk po arrij të shoh asnjë lidhje ndërmjet luftës kundër korrupsionit dhe papunësisë dhe kauzës së gabuar të bashkimit me Shqipërinë. Përkundrazi, kjo duket si një ndjekje lakuriqe e nacionalizmit populist të veshur me argumente pseudoekonomike si ai i “shkallës ekonomike”.

Thjesht, nuk ka asnjë provë se vendet e vogla europiane duhet të shndërrohen në ekonomi të mëdha në mënyrë që të bëhen ekonomikisht të qëndrueshme.

(Nëse ky do të ishte rasti, Albini dhe ju do të duhej të propozoni rekonstituimin e Jugosllavisë, që do të ishte një kompetitor larg më i madh dhe më i vështirë në shumë fusha përfshirë sportin, se sa bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Mund të filloni duke kërkuar nga Mali i Zi i vogël me një minoritet domethënës shqiptar që të përsëri të bashkohet me Serbinë).

Edhe pa potencialin e qartë destabilizues për rajonin që bashkimi bart në vete, ju e injoroni edhe faktin se do të ishte shumë kompleks, duke u larguar gati totalisht nga përpjekja shumë më e rëndësishme për të ndërtuar institucione më transparente, të përgjegjshme dhe sundim të ligjit në të dyja vendet.

Është e vërtetë se populli i Kosovës ka treguar një vullnet të pamposhtur dhe sakrificë për të arritur pavarësinë, asnjëherë në mënyrë më impresive se sa gjatë përpjekjes paqësore për dinjitet të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, sikurse edhe nga kuraja e shqiptarëve si Albini dhe Ombudspersoni Sami Kurteshi që vuajtën në burgje për shkak të bindjeve të tyre.

RCCOLA

në të njëjtën kohë, është po ashtu e vërtetë se Kosova ia ka borxh pavarësinë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO’s që mposhtën forcat serbe dhe nxitën tërheqjen e tyre nga Kosova më 199; Washingtoni, me disa aleatë europianë, gjithashtu hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës më 1999 kundër një kundërshtimi të fortë të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe vendeve tjera përfshirë edhe pesë shtetet e BE-së.

Të gjitha sakrificat e popullit shqiptar nuk do të mund të arrinin pavarësinë pa mbështetjen amerikane dhe të NATO-s.

Është NATO – jo Kosova dhe jo Shqipëria ose ndonjë vend tjetër – që garanton edhe në ditët e sotme sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Ju mund ta kontestoni këtë; por ju duhet të shpjegoni se pse ka më shumë flamuj amerikanë për kokë banori në Kosovë se sa në ndonjë vend tjetër përfshirë ndoshta edhe SHBA-të.

Çështja këtu nuk ka të bëjë me atë se shqiptarët i kanë “borxh” Shteteve të Bashkuara; Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar miqësinë e tyre ndaj shqiptarëve për më shumë se një shekull, dhe një përkushtim të shtuar ndaj popullit të Kosovës gati qe 15 vjet.

Por, poenta është se Republika e Kosovës është e varur nga të tjerët – edhe për shkak të pavarësisë së fituar me vështirësi dhe për sigurinë e vazhdueshme. Nëse kjo e bën “abnormale” Kosovën në sytë e juaj kjo thjeshtë është fatkeqe pasi asgjë nuk duket se do ta ndryshojë këtë fakt.

liderët e përgjegjshëm i pranojnë faktet dhe e kuptojnë pozicionin gjeopolitik të shtetit të tyre para se të bëjnë politikë.

Ali Ahmeti, udhëheqës i BDI-së dhe ish lider i UÇK së shqiptarëve është një lider i tillë; ai e kuptoi realitetin e pozicionit të shqiptarëve në Maqedoni kur e mbështeti Marrëveshjen e Ohrit më 2001.

Liderët e Maqedonisë po ashtu përgjithësisht e kanë kuptuar pozicionin e tyre gjeopolitik në raport me fqinjët e tyre. Fatkeqësisht ti dhe Albini nuk jeni të përgjegjshëm ngjashëm në insistimin tuaj për bashkim me Shqipërinë. Është një pozicion, jorealist, i papërgjegjshëm që nëse do të ndiqej do ta sillte Kosovën në vështirësi me mikun me të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfundimisht, nuk ka një analogji me ndryshimin e pozicionit të SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës në vitet 90’të.

ndryshe nga ndryshimi i politikës së Washingtonit atëherë, nuk ka sot , nesër ose në horizont një logjikë për një ndryshim kaq dramatik në politikë (sikurse që ngritja e një UÇK-je të armatosur dhe mposhtja që pasoi nga MUP-i më 1997). ju mund të ëndërroni çka të doni; Por ju nuk jeni të ndershëm me qytetarët e Kosovës nëse e mohoni këtë realitet.

Së katërti, rreth”integrimit social” të serbëve dhe të tjerëve në Kosovë.

Është e mrekullueshme që shohim përkushtimin e tuaj për të drejta të plota për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por pse unë dhe ju duhet të debatojmë se çka është më e mirë për serbët (dhe të tjerët) në Kosovë kur asnjëri prej nesh nuk është serb?

Në vend të kësaj pse nuk i pyesim serbë në jug të Kosovës se a duan të heqin dorë nga mbrojtja që u ofron Marrëveshja e Ahtisaarit e hartuar me kujdes ( që sot është pjesë e Kushtetutës) për një “integrim social” të padefinuar” ?

Bisedat e mia me serbët në jug të Kosovës kanë demonstruar një interesim për ti realizuar këto të drejta speciale – jo për t’i braktisur ato me shpresën se ata do të integrohen si qytetar individualë që madje nuk e flasin as gjuhën e shumicës që i rrethon ata.

Pasi të shterohet kjo me opinionin serb, do të ishte interesante të shihet se si shqiptarët nëMaqedoni do të ndiheshin nga heqja e të drejtave për të cilat kanë luftuar, e që tani janë të inkorporuara në Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet përkatëse.

E di se sa e çmojnë shqiptarët në Maqedoni të drejtën për të folur shqip në Parlament, të kenë shefin e policisë në Tetovë dhe mundësinë për të valëvitur flamurin shqiptar në mesin e të drejtave të privilegjuara që kanë ( e që asnjë minoritet tjetër në Maqedoni nuk i ka ).

E vërteta është se edhe të drejtat grupore edhe individuale çojnë peshë; në Ballkan të drejtat grupore çojnë peshë më shumë. Është gjithmonë e vështirë të ketë të drejta të balancuara, por vendet që kanë kaluar nëpër konlikte dhe në mosbesim ndëretnik, si Kosova dhe Maqedonia, u duhet që të sigurojnë të drejtat grupore dhe individuale në mënyrë institucionale. Në kohën e lëvizjes drejtë anëtarësimit drejt BE-së dhe NATO-s, mund të shpresojmë se besimi do të rritet dhe qytetarët do të mbështeten më pak tek “diskriminimi pozitiv”.por disa forma të mbrojtjes grupore në situatat postkonfliktuale janë thelbësore për ti ngritur themelet e mirëbesimit.

Së pesti, rreth Marrëveshjes së 19 Prillit

Çështja këtu ka të bëjë me atë se kjo Marrëveshje ( me detajet që ende janë duke u harmonizuar) është realitet, e dakorduar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, dhe e mbështetur plotësisht nga SHBA dhe BE, tani përbën një politikë të ujdisur plotësisht.

Nëse doni ta kundërshtoni, askush nuk mund t’u ndalë;por kundërshtimi juaj do ti ndihmojë serbët në veri që po ashtu e refuzojnë këtë marrëveshje dhe e shohin si një tradhti. ( Kjo është edhe arsyeja pse thuhet se shpesh secili e gjen “çiftin e tij të çuditshëm” në anën tjetër.

Një kurs më i përgjegjshëm dhe më produktiv do të ishte njohja e këtij realiteti dhe fokusimi për të siguruar se marrëveshja do të implementohet në atë mënyrë që do të forcojë demokracinë e Kosovës dhe unitetin e saj. besoj se një integrim i suksesshëm i kësaj marrëveshjeje do të bëjë shumë më shumë për ta bërë Kosovën “shtet normal” se sa angazhimi për bashkim me Shqipërinë, që Kosovën mund ta çojë vetëm në konflikt me fqinjët e saj dhe drejtë vështirësive me SHBA-të.

Faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave. Gjithë të mirat nga Washingtoni, Edi. /Telegrafi/