Eko Higjiena

Policia në Gjilan shqipton 1,659 gjoba brenda një jave, apel për kujdes të shtuar në trafik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka publikuar raportin javor të aktiviteteve në fushën e sigurisë rrugore, duke bërë të ditur se gjatë periudhës 19–25 qershor 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,659 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë vazhduar zbatimin e planeve operative me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 13 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.

Në kuadër të kontrolleve të realizuara, policia ka shqiptuar 48 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për mosvendosjen e rripit të sigurisë, 30 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe tetë gjoba për automjete të modifikuara me xhama të errësuar (folije të errëta), në kundërshtim me dispozitat ligjore.

FIDANISHTJA

Po ashtu, ndaj 24 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve në trafik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar veçanërisht te personat që përdorin trotinete elektrike, sidomos të rinjtë, që gjatë lëvizjes në rrugë të tregojnë kujdes maksimal dhe t’u përmbahen rregullave të parapara me ligj.

Policia rikujton se drejtimi i trotinetit pa respektuar normat ligjore paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë në komunikacion, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kontribuojnë me sjellje të përgjegjshme në parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.