ARKATANA

Jonuzi : Prokurimi po i falimenton bizneset

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ismajl Jonuzi anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së në një konferencë për medie duke komentuar mbi të gjeturat e lëvizjes FOL për komunën e Gjilanit tha se bizneset po falimentojnë për shkak të prokurimit i cili kryekëput është partiak. Aktualisht kemi një kolaps ekonomik pikërisht për shkak të projekteve jo cilësore dhe keqpërdorimit flagrant të buxhetit komunal.

Derisa zyrtarët komunal e kanë hedhur poshtë raportin e lëvizjes FOL mbi të gjeturat në komunën e Gjilanit, sektori për ekonomi i LDK-së e përkrah këtë raport duke thënë se të gjeturat janë evidente.

Ismajl Jonuzi anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe pjesë e sektorit për ekonomi në LDK e Gjilanit tha se lëvizja FOL ka konstatuar shkelje të shumta dhe këto gjetje janë konstatuar disa herë edhe nga vet LDK-ja. Jonuzi tha se buxheti komunal po keqpërdoret me projekte jo cilësore dhe të mbikëqyrura profesionalisht dobët.

Jonuzi tha se projektet më të mëdha kapitale për Gjilanin siç janë lumi Mirusha, Stanishorka e projektet tjera nëpër lagje e lokalitete, pos që nuk kanë përfunduar si duhet ato edhe janë punuar keq dhe vrazhdë. “Nuk mund të krenohet ky pushtet se ka punuar mirë kur Mirusha ka mbetur në gjysmë, kur Stanishorka as që ka filluar dhe kur projektet e mëdha u janë dhënë firmave që tashmë janë falimentim e sipër” tha Jonuzi.

Uji Dea

Jonuzi tha se kjo po ndodhë pikërisht për shkak se prokurimi po i falimenton bizneset. “Prokurimi është partiak- PDK dhe llogari i jep kryetarit të komunës. LDK do të merret me të gjitha shkeljet e argumentuara dhe dosjet e kompletuara do t`i qojmë në prokurori” tha Jonuzi.

Jonuzi tha se është turp për pushtetin lokal që ende se ka zgjidhur problemi e mirëmbajtjes dimërore derisa ende nuk po e pranon faktin se janë dënuar me 5000 euro gjobë nga organi shqyrtues i prokurimit.”Përkundër që kemi evidentuar shumë shkelje dhe kemi dërguar shumë dosje e lëndë prokuroria po hesht kurse pushtetarët nuk e kanë dert dhe nuk frikësohen as nga ligji as nga gjykatat e as nga shoqëria civile e opozita” tha Jonuzi.

Ndërsa Arben Mehmeti shef i këshilltarëve të LDK-së ka thënë se janë duke e përgatitur dosjen e rrugës në lagjen e tetë e cila ka mbetur në gjysmë edhe pse janë dhënë miliona euro. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.