FITORJA

Jonuz Musliu do të zgjidhet kryetar i Asamblesë së Bujanocit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Bujanoc – Koalicioni i deritashëm shqiptaro-serb në Bujanoc, me 23 nga gjithsej 41 mandate, i përforcuar edhe me gjashtë këshilltarë komunalë të Lëvizjes për Progres Demokratik, të Jonuz Muslit, do të zgjedhë në mbledhjen e ardhshme për kryetar të asamblesë komunale të Bujanocit pikërisht Jonuz Musliun, ish-udhëheqësin politik të UÇPMB-së, njoftojnë mediumet serbe.

Sipas gazetës Blic, “këtë lëvizje politike secila nga palët e arsyeton me argumente të veta, por është e sigurt se bëhet fjalë për urdhra politikë nga Prishtina”.

“Jo, s’bëhet fjalë për kurrfarë urdhrash politike. me marrëveshjen e koalicionit me partinë e Jonuz Musliut ne kemi përforcuar dhe stabilizuar parlamentin lokal”, tha kreu i komunës, Nagip Arifi nga partia Demokratike, e cila ka fituar më së shumti vende këshilltarësh në asamblenë komunale në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas marrëveshjes, partneri i ri i koalicionit fiton postin e kryetarit të asamblesë komunale, dy poste drejtorësh komunalë, postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, drejtorit të Organizatës turistike, si dhe ë Qendrës për punë sociale.

Eco Higjiena

Vetë Jonuz Musliu ka vlerësuar se kjo marrëveshje i jep perspektivë qeverisjes lokale, kurse qytetarëve siguri dhe besim. “Pra kemi bërë atë që është në interes të shqiptarëve dhe serbëve në Bujanoc”, ka thënë Musliu.

Përfaqësuesit më të lartë politikë të serbëve lokalë në Bujanoc nuk kanë asgjë kundër marrëveshjes së re të koalicionit ndërmjet Arifit dhe Muslit.

Sipas burimeve të korrespodentit të Blicit nga Bujanoci, Prishtina dhe Tirana kanë qenë kundër koalicionit të deritashëm dhe kanë kërkuar zgjerimin e tij me PPD-në.

“Prishtinës para së gjithash nuk i ka konvenuar që në pushtetin lokal nga katër parti shqiptare tri sosh të qëndrojnë në opozitë, kurse në anën tjetër që të tri partitë serbe të participojnë në pushtetin lokal. Nuk është turp të thuhet që na kanë urdhëruar vendosmërisht që ta ndryshojmë këtë gjendje”, tha një burim shqiptar i gazetës Blic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.