Fundamenti

Joe Biden së shpejti viziton Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden së shpejti do ta vizitoj Gjilanin. Këtë zotim z. Biden ia ka konfirmuar koordinatorit për politika dhe marrëdhënie rajonale, Faton Bislimi, i cili mori pjesë në ceremoninë e promovimit-inaugurimit të librit të tij, “Promise Me, Dad” në New York.

“Ndjehem krenar që pata rastin ta takoj Zëvendës Presidentin, Biden pas fjalimit të tij Madison dhe derisa po ia dorëzoja një tabllo falënderimi me vendimin e shpalljes Qytetar Nderi për të birin e Biden, në emër të kryetarit Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ai me tha se ka një vend të veçantë në zemër për Kosovën dhe shqiptarët. Unë i përcolla zëvendës presidentit Biden edhe ftesën e kryetarit Haziri për vizitë në Gjilan dhe ndihem me shumë sesa krenar të them se Gjilani shumë shpejtë do të jetë nikoqir i Joe Biden, i cili e pranoi ftesën”, ka bërë të ditur mes tjerash Bislimi.

FITORJA

Për këtë periudhë kohore Bislimi në takime miqësore dhe zyrtare është takuar edhe me znj. Shirley Cloyes, mike e madhe e kauzës kombëtare shqiptare dhe Dr. Thomas Tam, president i International Triumph Group dhe bashkëpronar i Global Bank në Wall Street në New York.

“Kisha nderin që të takoja miq të mëdhenj të popullit shqiptarë. Takimi me zonjën Shirley Cloyes, një mike e madhe e kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi dhe Dr.Thomas Tam, president i International Triumph Group, me të cilët biseduam në përgjithësi për shtetin e Kosovës dhe Gjilanin në veçanti, për nevojën e madhe të investimeve nga jashtë, zhvillimin dhe nevojën për stabilizim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës. Kam përcjellur edhe përshëndetjet më të sinqerta të kryetarit Lutfi Haziri, për lobin amerikan në përgjithësi, por edhe për përkushtimin e vazhdueshëm që kanë Shtetet e Bashkuara për shqiptarët dhe për Kosovën në rrugën e saj të integrimeve”, ka thënë Bislimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.