UBT

Jo vetëm Milani, një tjetër gjigant italian futet në garë për Granit Xhakën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë ende e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën ai.

Për një kohë të gjatë, emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por ky transferim përfundimisht dështoi.

Tani, sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër klub i madh italian, Juventusi po shfaq interes serioz për shërbimet e tij.

Tarifa e transferimit për mesfushorin 32-vjeçar pritet të jetë mes 12 dhe 15 milionë euro.

Mobi Casa

Megjithatë, nënshkrimi i Xhakës nga Zonja e Vjetër do të realizohej vetëm nëse klubi arrin ta shesë Douglas Luiz.

Braziliani është në listën për t’u larguar, ndërsa në mesin e zëvendësuesve të mundshëm janë Xhaka dhe Sandro Tonali.

Raportet e fundit thonë se Tonali ka përparësi në listën e Juventusit, por Xhaka mbetet një opsion i hapur dhe realist për repartin e mesfushës edhe për faktin se ka kosto shumë herë më të ulët se italiani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.