UBT

“Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit” – Muriqi flet pas fitores

/ 1 minutë lexim

Kapiteni i ndeshjes së sotme të Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se tani janë në pritje të kundërshtarit të play-offit.

Kosova fitoi me rezultat 1-0 ndaj Lituanisë, duke e mbyllur fazën e grupeve me 12 pikë, ndërsa ndeshja me Rumaninë pret të marr verdikt në komisionet e UEFA-s.

“E nisëm lojën shumë mirë. E shënuam një gol në minutën e pestë dhe mendova që do të dominojmë plotësisht. Por kartoni i kuq bëri që të detyrohemi të mbrohemi”.

RCCOLA

“Por e rëndësishme ishte fitorja që ta mbyllim ciklin me fitore para tifozëve tanë. Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit”.

“Personalisht kam bërë maksimumin dhe e rëndësishme është fitorja, pavarësisht çka ndodhi në fushë. Jam i lumtur për Mulin (Muharrem Jasharin) që shënoi golin e parë në karrierë. Grupi i lojtarëve po kompletohet”.

“Para ciklit synimi ishte kualifikimi. Por nisëm keq, me humbje me Rumaninë. Nuk mund të them që është maksimumi, por grupi po përmirësohet. Duhet të vazhdojmë këtë ritëm”, deklaroi Muriqi. /Telegrafi/