ARKATANA

Jo të gjithë pranojnë fotografinë e Thaçit nëpër zyra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës, përpos atyre që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë mendime të ndryshme sa i përket vendosjes apo jo të fotografisë së presidentit të ri të Republikës, Hashim Thaçi, në zyrat e tyre të punës.

Ndonëse me ligj nuk është e rregulluar vendosja e fotografisë së presidentit në zyrat e institucioneve, edhe Kushtetuta e Kosovës nuk e specifikon një gjë të tillë.

Në Nenin 6 të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për simbolet, thuhet se “flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj, ndërsa pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj”, thuhet në këtë nen.

Fundamenti

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar me disa kryetarë të komunave, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca “Kosova e Re”, si dhe njërin prej kryetarëve të pavarur. Madje, disa prej tyre edhe kanë ngurruar t’i përgjigjen pyetjes se: “A do ta vendosin fotografinë e presidentit të ri, Hashim Thaçi, në zyrat e tyre të punës?”.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, është deklaruar se do ta vendosë foton e Thaçit në zyrën e tij. “Po, menjëherë do ta vendosi. Atë ditë kur do ta bien prej Presidencës. E kam edhe fotografinë e presidentit Rugova edhe të Jahjagës, por megjithatë unë menjëherë do ta vendosi edhe foton e z. Thaçi”, është shprehur ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.