KKVITI

Jo koalicion PDK-LDK

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Politologu Ramush Tahiri, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të duheshin të mbaheshin në muajin maj për të pasur kohë ligjërisht të përmbyllen të gjitha proceset e kontestimit ose të lihen për në vjeshtë.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se Kosova po hyn në zgjedhje parlamentare pa e përfunduar reformën zgjedhore.

Sipas tij, sistemi zgjedhor, një qytetar pse vota dhe Kosova një zonë zgjedhore krijojnë parakushte për manipulime.

UBT

Tahiri e ka vlerësuar jodemokratike që lideri i partisë t’i marrë votat e partisë.

Ai i ka porositur partitë politike në këto zgjedhje t’i frekuentojnë listat zgjedhore në mënyrë që të bëjnë ndërrimin e brezave, por edhe prurje të ideve të reja.

Tahiri ka thënë se do të dëshironte që koalicioni i ardhëm qeverisës të mos jetë koalicion i numrave, po koalicion parimor programor, i cili do të ishte vendimtar për proceset e shtetndërtimit të sovranitetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.