RCCOLA

Jo-ja e parë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nëse kryeministri Hashim Thaçi u qëndron besnik fjalëve të tij se pas mungesës së konsensusit nuk do të ketë më vende të rezervuara, por edhe nëse LDK vazhdon deri në fund qëndrimin e saj kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara, Kuvendi i Kosovës prej zgjedhjeve të reja parlamentare do të ketë 100 deputetë të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa 20 të tjerë nga komunitetet pakicë. Kësisoj, Prishtina do të refuzonte për herë të parë një kërkesë të BE-së dhe SHBA-ve prej kur ka nisur dialogu me Serbinë.

Aktualisht, për shkak të diskriminimeve pozitive që u janë bërë minoriteteve, që dy mandate në Kuvendin e Kosovës gati një e katërta e deputetëve ishin minoritarë.

UBT

Por, prej mandatit të ri, Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se komunitetet pakicë nuk kanë më vende të rezervuara, por vetëm të garantuara, përkatësisht, komunitetet pakicë garojnë mes vete për 20 vendet e garantuara….(Tribuna)