Fundamenti

Jeta e Nevzad Kryeziut

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Nevzad Balë Kryeziu publikisht ia dha zemrën dhe shpirtin tokës së tij. Në kujtesën tonë, xha Nevzadi, mbetet një i rënë i bukur në pragun e shtëpisë. Të rënët për liri i kanë duart më të bukura, ata kurrë nuk vdesin. Në kujtim të asaj kohe, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të lavdishëm!.. Fragment nga libri “Pasha këtë tokë” të shkrimtarit, Rrustem Gecit

Nevzad Kryeziu u lind më 1936 në fshatin Muçiverc të Dardanës. Mësimet e para Nevzadi i filloi në Roganë , mirëpo, për shkak të rrethanave familjare, Nevzad Kryeziu, detyrohet të ndërpres shkollimin. Këputja nga shkolla për Nevzadin ishte një dhimbje e madhe, një qiell më se i përmbysur.

Jeta pavarësisht halleve, bën rrugën e saj. Nevzadi ende pa i mbushur një vit të jetës, e falin për Balë Gecin nga Rogana, për dajën e Nevzadit, sepse Bala nuk kishte fëmijë, dhe s´donte t´i shuhej familja. Për fëmijërinë e Nevzadit u kujdesën dy gratë e Balës, Ziza dhe Selimja. Fëmijëria e Nevzadit ishte e lumtur dhe pa brenga të mëdha. Balë Geci kishte një ekonomi të kamur, dhe ishte një njeri me autoritet në fshat. Konaku i Balë Gecit shquhej në gjithë fshatin për mikpritjen, debatin, dhe lojërat popullore të burrave.

Fjalën l i r i tregonte Nevzadi ( sa ishte gjallë ) unë e kam dëgjuar ende pa vajtur në shkollë, atë e kam dëgjuar në konakun e babës Balë, nga njeriu që u kujdes shumë që unë të jem trashëgimtar i denjë i familjes së tij.

Biografia e Nevzadit është e pasur , dhe me beteja të pareshtura. Duhet të humbasësh një betejë thoshte xha Nevzadi, që të fitosh një luftë. Aksioni famëkeq i armëve, tepricat e ashtuquajtura të drithit, dënimi për fjalën e thënë, vetëm sa ia shtonin zemërimin popullit tonë. Në këtë tokë e në këtë vend, askush s´është pa një betejë të tij. Nata në Roganë shquhej për të papriturat. Bastisjet ishin gjëja më e thjeshtë në vitet e okupacionit.

Terr i trashë i pushtuesit, kishte pllakosur edhe Roganën. Lufta me errësirën, kundër xhelatëve serbë, ishte ëndrra e tij për liri e lirinë. Një ditë tek po shkoja tek Ara e Rrezes, ( Baba Balë, më tha; Nevzad, kujdes se armiku kudo na vëzhgon ) heshta, nuk , dhe ju përgjigja! Në atë kohë flitej se shteti i armikut na ndjek i fshehur nën gjethe. Mirëpo, uji që rrjedh s´kthehet prapa. Kjo Porosi e babë Balës për Nevzadin ishte shumë domethënëse.

Në dimër borën shumë e kam dashur Të shkriftët e saj e kam ndjerë. Uji, gjaku i çdo qenie të gjallë mbetet kuptimi i jetës. Uji është shumë i vlershëm për tokën. Aq sa dua tokën, aq e dua edhe ujin në tokë. Sa herë ujitja livadhet, bari merrte shëndet dhe mbushej me lule. Ato peizazhe jete ishin pamje që unë i dëshiroja.

Rruste, më thoshte xha nevzadi,jemi popull i vogël, po me zemër të madhe. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë na lanë shumë porosi. Çdo brez shqiptar ( për shkak ) të luftërave, dhe betejave, duhej që t´ia fillonte jetës nga e para. Pra, fillimet ishin varfërim i vazhdueshëm i popullit tonë. Njeriu ynë, më thoshte Nevzadi me dashje apo pa dashje, i bën pyetje tokës, ugarit dhe farës së mbjellë. Jo një here, por disa here, tregonte xha Nevzadi, unë kam mbetur pa gjumë në shqetësimet e mia; po mbinë fara e hedhur, dhe si do të jetë fati i saj. Bejtia ( ime shoqe) tregonte Nevzadi ishte shok kaluar shokut, e denjë, të qeveriste punët rreth shtëpisë, dhe ishte grua në kuptimin e plotë të fjalës
.
Në familje time, Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve. Për fëmijët nuk kam patur kurrë asnjë shqetësim. Në shkollë ata ishin të suksesshëm, në shtëpi i kryenin detyrat e shtëpisë. Të tre djemtë e mi janë të Diplomuar, me diplomë Universiteti, kjo për mua nuk është pak, sepse kjo ishte, dëshira dhe ëndrra ime. Rogana shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin, erën, stinët, zemërimin, luftat, gëzimin, dhe njëmijë gjëra të tjera!..

Lufta e UÇK-së thoshte Nevzadi, është lufta më çlirimtare e bërë ndonjë herë në Kosovë. Jeta e Nevzad Kryeziut ishte një jetë e veçantë. Ai përjetoi gjëmën e dy luftave botërore. Pamjet e luftës nga shumë beteja. Në mendjen e Nevzadit bënin pyetje shumë gjëra. Ku jemi dhe s´i do të jetë fati ynë. Heshtja dhe mosbërja gjë asnjë popull nuk e shpie përpara. Pra, këto dhe mendime të tjera ishin lufta në kraharorin e xha Nevzadit. Ai e dinte se lufta dhe vullneti i popullit nuk lejojnë që liria të degjeneroj në nënshtrim e skllavërim.

Mobi Casa

Rogana nuk është e pa zemër, i thoshte ai vetes. Rogana është pjesëmarrëse e të gjitha Luftave në Kosovë. Në shpirt të Roganës përherë ka një dhomë mbretërore, ku zemërimi mund të shndërrohet në kryengritje. Në arkivat e kujtesës së Roganës ruhen episode të luftave të bëra. Rogana në të gjitha betejat u shqua për guximin dhe qëndresën e saj. Në “Grykën e Ushit”afër Vranjës, në Luftën e Hogoshtit, dhe në luftën kundër çetnikëve serbë, Rogana dha shumë luftëtarë.

Murat Kryeziu dhe Azem Geci, ishin dy këshilltarë politik dhe ushtarak, të Bajram Currit për Anamoravë. Në hapësirën një shekullore Rogana ka dhënë 73 burra të rënë për liri dhe pavarësi. Fal gjakut të dhënë, Rogana sot ka, shkrimtarë, shkencëtarë, gazetarë, kompozitorë, regjisorë, intelektual të të gjitha lëmive, dhe sportist me medalje ndërkombëtare. Në Roganë tani veprojnë mbi 200 biznese. Dhe arsimimi në Roganë është në nivelin më të kënaqshëm.

Njeriu i Roganës është në token e tij prej mija vjetësh.Për këtë dëshmojnë gjetjet arkeologjike te vendi “Kryet e Njeriut”, te zabeli i “Linit”, edhe në “Kanik”.Në Këto lokalitete të Roganës janë gjetur eksponate , si qypa për drithë , peshore , vath dhe pare metali nga e kaluara jonë e lavdishme. Fuqia e popullit është e pashtershme. Ai, sa çelë e mbyll sytë shndërrohet në kryengritës dhe në çlirimtarë të fatit dhe të vendit të tij.

Jeta e Nevzad Kryeziut ishte me vuajtje,e me dhimbje të mëdha. Në Roganë nuk pushojnë së linduri trimat dhe trimëreshat. Historia në Roganë rrjedhë pandërprerë. Stinët në Roganë kurrë nuk bëjnë gjumë. Plugu është arma e të mbjellave tona, i thoshte vetes xha Nevzadi. Me këtë plug unë bëjë ugaret, i mbjelli të mbjellat dhe të korrat e mia. Me plorin unë flas s´i me një njeri; Rri i qetë, plori im, rri i qetë: se do të kalojmë bukur, dhe do presim deri sa fara të mbijë. Rruste, më thoshte xha Nevzati, né të gjithë në Roganë, kemi jetuar me dhimbjet e kësaj toke , me dëshirat dhe ëndërrat e saj.Unë kujtoj thoshte xha Nevzadi se prangat e serbit do t´i këpusim me arsim, me të pasme, dhe me bashkim kombëtar.

Hallet më shtynë rrëfente xha Nevzadi, që edhe unë ta provoj bukën e hidhur të mërgimit. Në ato vite jete në mërgim, çdo gjë e shikoja ndryshe, atje e ndjeva nga afër mallin për atdhenë, mallin për njerëzit e mi, për hënën e vendlindjes, për diellin në livadhet e mia.

Në Roganë thoshte xha Nevzadi unë kam formatuar botën e time, të ardhmen e fëmijëve të mi. Jeta e Nevzadit ishte plot ngjitje e rënie. Mosvajtja në shkollë ishte plaga që atë e ndoqi tërë jetën. Mirëpo, jeta shkruan romane, drama dhe heroizma të paparë. Ai ishte një hero i llojit të vetë. Nevzadi kishte një natyrë të hapur dhe të qetë. Ishte i paepur në qëllimet e tij.

Nevzad Balë Kryeziu nuk deshi të ikë nga kjo kohë , dhe nga kjo botë, pa ia dhënë “borxhin” flamurit. Ai bashkë me familjen e tij, tre djemtë, dy vajzat dhe gruan, u vunë në krahë të UÇK- së, duke mos llogaritur plagët apo rënien e ndonjërit. Mobilizimi i Bajramit, Refikut, dhe Reshatit, në radhët e UÇK-së nuk ishte rastësi por vetëdije se kundër armikut duhet luftuar, se pa luftë fati i Kosovës mund të përmbysej me llafe të pafund.

Me 17 shkurt 2008, tek po shpallej Pavarësia, Një miku im, ( i cili në luftë kishte të humbur të birin e tij), me lot në sy më thotë; Rruste, këtë çast të gëzuar kisha dashur shumë të vdisja. Përse i them! Do doja të isha i pari që t´u tregoja të rënëve poshtë dheut, se Kosovën e bëmë ashtu s´i deshët ju ! Të lirë dhe sovrane! Atë çast mikun e përqafova fort, dhe qamë gjatë së bashku. I lehtë i qoftë dheu Nevzad Balë Kryeziut!Lavdi!../Rrustem Geci, Dortmund/rajonipress/