UBT

Jerliu: Jemi model për funksionimin e ndërmarrjeve publike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtori Hysen Jerliu, falënderoj edhe USAID-DEMI, të cilët kanë dhënë një donacion për furnizimin me kontejnerë familjarë, i cili donacion ka ndikuar në mënyrë pozitive në qëndrueshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerliu, ka pritur përfaqësuesit e komunave të Ranillugut, Kllokotit si dhe përfaqësuesit e USAID-it. Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me funksionimin, si dhe sfidat e hasura gjatë themelimit dhe funksionimit të ndërmarrjes publike“ Ambienti”, në komunën e Kamenicës.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerliu, ka thënë se komuna e Kamenicës ka pasur bashkëpunim të mirë me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave“ Higjiena”, nga Gjilani, mirëpo ka pasur edhe vërejtje nga ana e qytetarëve në mirëmbajtjen e pastërtisë.

Kompania Rajonale “ Higjiena”, nga Gjilani në vitin 2011, nuk ka përfillur komunën e Kamenicës, duke shpallur tenderin për partneritet publiko-privat, prandaj komuna e Kamenicës, në mbledhjen e kuvendit ka marrë vendim, për kundërshtimin e këtij tenderi tha drejtori Jerliu.

Uji Dea

Ai tha se në fillim, ndërmarrja publike “ Ambienti” në Kamenicë, ka pasur shumë vështirësi duke e ditur që kjo kompani ka dy kamion në gjendje jo të mirë të funksionimit dhe një traktor. Sidoqoftë, në fillim të punës janë ndarë 20 mijë euro nga komuna për pajisje teknike të kësaj ndërmarrje.

Drejtori Jerliu, falënderoj edhe USAID-DEMI, të cilët kanë dhënë një donacion për furnizimin me kontejnerë familjarë, i cili donacion ka ndikuar në mënyrë pozitive në qëndrueshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi.

Ndërsa, Skender Hoda përfaqësues nga komuna e Kllokotit, tregoi edhe për vështirësitë në ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave përmes kompanisë regjionale. Ai njoftoi të pranishmit për kushtet dhe kriteret e ofruara nga kompania regjionale në ofrimin e këtij shërbimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.